LAJMI I FUNDIT:

Olters sot prezanton objektivat e zhvillimit socio-ekonomik të Kosovës

Olters sot prezanton objektivat e zhvillimit socio-ekonomik të Kosovës

Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Jan-Peter Olters, do të paraqesë pikëpamjet e tij për një “model ekonomik” ndër-sektorial, i cili do të rriste produktivitetin në sektorët kryesorë të ekonomisë dhe, në përputhje me rrethanat, do të ndihmonte në krijimin e vendeve të reja të punës në sektorin privat dhe do të rriste pagat mesatare.

Përfaqësuesi i Bankës Botërore do të fokusohet në sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova për të përshkruar, përcaktuar, dhe zbatuar një strategji më të gjerë, më afatgjatë, të zhvillimit socio-ekonomik, e cila do të shfrytëzonte plotësisht mundësitë që ekzistojnë në Kosovë – përfshirë këtu një popullsi të re, të arsimuar, dhe sipërmarrëse, burimet natyrore, afërsinë e një tregu shumë të madh të konsumit dhe stabilitetin politiko-ekonomik të siguruar nga perspektiva e integrimit në BE. /Telegrafi/