LAJMI I FUNDIT:

OKB: Numri i emigrantëve në mbarë botën arrin në 272 milionë persona

OKB: Numri i emigrantëve në mbarë botën arrin në 272 milionë persona

Sipas një raporti të organizatës së Kombeve të Bashkuara, numri i emigrantëve ndërkombëtarë arriti në 272 milionë këtë vit, mbi 50 milionë më shumë se niveli i regjistruar në vitin 2010.

Raporti “Stock International Migrant 2019” vlerëson se emigrantët zënë 3.5 për qind të popullsisë botërore, krahasuar me 2.8 për qind në vitin 2000.

“Ata plotësojnë pjesë të tregut të punës që shumë punëtorë vendorë mund të mos t’i duan dhe ata nxisin tregtinë në disa mënyra për shkak të lidhjeve që dërgojnë në vendet e tyre të lindjes. Dhe kështu ka shumë kontribute si ky që unë mendoj se mund të atribuohen në historinë e migracionit në Shtetet e Bashkuara. Në vendet e tjera është e njëjta gjë”, thotë John Wilmoth, drejtor i Divizionit të Popullsisë në Departamentin e OKB për çështjet Ekonomike dhe Shoqërore, përcjell Telegrafi.


UNESCO: Shqipëria me ikjen më të lartë të njerëzve të arsimuar në Evropë
Lexo po ashtu UNESCO: Shqipëria me ikjen më të lartë të njerëzve të arsimuar në Evropë

Evropa ka regjistruar numrin më të madh të migrantëve ndërkombëtarë me 82 milionë, e ndjekur nga Amerika e Veriut me 59 milionë.

Rreth gjysma e të gjithë emigrantëve banojnë në vetëm dhjetë vende, me Shtetet e Bashkuara që mbajnë numrin më të madh me 51 milionë, e barabartë me rreth 20 për qind të totalit të botës.

Gjermania dhe Arabia Saudite strehojnë numrin e dytë dhe të tretë më të madh të emigrantëve me nga 13 milionë secila. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Ekonomi
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Ekonomi
Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Deklarimi i pasurisë, ja sa zyrtarë publikë pritet të deklarojnë pasurinë sivjet

Ekonomi
Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Biznesmeni i fuqishëm Samir Mane investon në Hyper Active: Plane për zgjerim në Evropë

Ekonomi
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Ekonomi
Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Zbuloni rrezet e kursimeve - Konsultime FALAS për panelet solare me Muqa Solar!

Ekonomi
Kalo në kategori