LAJMI I FUNDIT:

OKB apelon për qetësi në Luginën e Preshevës

OKB apelon për qetësi në Luginën e Preshevës

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për qetësi në Luginën e Preshevës, pas heqjes së lapidarit të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nga ana e xhandarmërisë serbe.

“Kombet e Bashkuara përcjellin zhvillimin e situatës në Luginë dhe bëjnë thirrje për qetësi”, ka deklaruar Martin Nesirki, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.

“OKB-ja vazhdimisht ka theksuar nevojën e pajtimit ndërkombëtar dhe rajonal në Ballkanin Perëndimor”, ka shtuar Nesirki, njofton Rel.


Xhandarmëria serbe, me urdhër të Qeverisë ne Beograd, ka larguar të dielën lapidarin e ushtarëve të rënë të UÇPMB-së, i cili ndodhej para Kuvendit Komunal në Preshevë.

Një gjë e tillë ka nxitur protesta në këtë vend, por edhe reagimin e autoriteteve, si shqiptare ashtu edhe ndërkombëtare.

Lapidari u kushtohej shqiptarëve që luftuan për më shumë të drejta në Luginën e Preshevës. Konflikti ndërmjet kryengritësve shqiptarë dhe forcave qeveritare serbe ka marrë fund në maj të vitit 2001, me ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar.

Autoritetet serbe e konsiderojnë UÇPMB-në si “organizatë terroriste”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori