Instituti GAP, Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), kanë reaguar ndaj kërkesës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj që ka kërkuar me urgjencë procedimin e ligjeve që janë pjesë e ERA-së dhe Programit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së, të cilat do ta ndihmonin Kosovën në liberalizimin e vizave.
Ato shtatë objektiva për të cilat kërkohet urgjencë janë procedimi i Kodit penal, Projektligji për konfiskimin e pasurisë të fituar me vepër penale, Projektligji për mbrojtjen e sinjalizuesve, Projektligji për përgjegjësinë disiplinore, Projektligji për Gjykatat, ai për Këshillin Gjyqësor dhe Projektligji për Këshillin Prokurorial.
“Përmbushja e objektivave të Agjendës për Reforma Evropiane (ERA) dhe mobilizimi institucional nuk do të duhej të prioritizohen vetëm për të qëndruar mirë para Bashkimit Evropian dhe për t’i siguruar se po i ‘kryejmë detyrat e shtëpisë’, por u duhet dhënë përparësi për shkak të përfitimeve që ato objektiva sjellin për mirëqenien e qytetarëve të Kosovës dhe për zhvillimin e vendit në përgjithësi. Theksojmë që liberalizimi i vizave nuk do duhej të ishte qëllimi kryesor për të punuar në arritjen e objektivave të agjendës evropiane, por përftimi i qytetarëve nga këto objektiva në aspektin e sundim të ligjit, qeverisjes së mirë, rritjes së investimeve, konkurrueshmërisë së prodhuesve kosovarë, mirëqenies socio-ekonomike, dhe ngritjes së cilësisë së arsimit”, thuhet në reagimin e këtyre OJQ-ve.
Në raportin e fundit të përbashkët të Institutit GAP, Institutit të Prishtinës për Studime Politike (PIPS) dhe Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), në të cilin është monitoruar arritja e objektivave të Agjendës për Reforma Evropiane për periudhën janar-shtator 2018, del se në shumicën e objektivave, Qeveria dhe Kuvendi tashmë janë më shumë se një vit me vonesë. Disa nga objektivat kanë ngecur në fazën finale, pra në miratimin e projektligjeve nga ana e kuvendit, por shumë sosh as nuk kanë filluar.
Për secilën objektivë janë paraparë një numër veprimesh të veçanta, e që në total për tri shtyllat kanë qenë 108 veprime që dalin nga ERA 2017 si dhe vendimi i qeverisë nr. 01/13 për prioritetet kyçe të Agjendës për Reforma Evropiane 2018. Në bazë të të gjeturave tona del se në shtyllën e parë, qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit, janë plotësuar gjithsej 62% e veprimeve, 24% janë plotësuar pjesërisht dhe kanë mbetur të paplotësuara rreth 14% të tyre. Në shtyllën e dytë, konkurrueshmëria dhe klima e investimeve, rreth 46% e veprimeve janë plotësuar në tërësi, 9% janë realizuar pjesërisht, dhe 34% e veprimeve mbesin të paplotësuara dhe 11% janë në realizim e sipër. Dhe në shtyllën e tretë, punësimi dhe arsimi, janë plotësuar rreth 45% e veprimeve, 33% e veprimeve janë plotësuar pjesërisht dhe të pa plotësuara mbesin 22% e tyre.
“Këto rezultate të ulëta vijnë si pasojë e një qasje thellësisht neglizhuese të institucioneve kosovare në raport me kriteret e BE-së. Instituti GAP, PIPS dhe GLPS edhe përmes këtij reagimi i bëjnë thirrje Qeverisë dhe Parlamentit të trajtojnë obligimet dhe masat e dala nga MSA dhe ERA në mënyrë serioze dhe sistematike. Në vend se të shihen si dokumente për të kënaqur BE-në, këto masa duhet të shihen si përmirësim substancial i bazës ligjore dhe institucionale, rrjedhimisht përmirësim i jetës së qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

“Isha në një moment të keq emocional…”, flet e dyshuara si rekrutuese e grave të hashashit në Shqipëri

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët