LAJMI I FUNDIT:

Ohri dhe Struga i harmonizojnë aktivitetet për trajtim të pacientëve potencial me coronavirus

Ohri dhe Struga i harmonizojnë aktivitetet për trajtim të pacientëve potencial me coronavirus

Komunat Ohër, Strugë, Vevçan dhe Debërcë po i koordinojnë aktivitetet për veprim të përbashkët në menaxhimin me sfidat të cilat dalin nga situata aktuale e shkaktuar me epideminë e virusit korona.

Me propozim të Trupit Koordinues të Komunës së Ohrit sot u mbajt mbledhje e kryetarëve të komunave bashkë me udhëheqës të institucioneve shëndetësore në të cilën u harmonizua qasja rajonale në funksiononim e sistemit shëndetësor, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Ministria e Shëndetësisë me propozim të Trupit Koordinues të Komunës së Ohrit do të veprojë drejtë përgatitjes së planit për regjionalizim, se si të harmonizohet procedura e trajtimit të pacientëve, varësisht pasqyrës së tyre klinike. Rasti me pacienten nga fshati Tatesh vetëm konfirmon nevojën për veprim të koordinuar”, tha kryetari i Ohrit, Konstantin Georgieski.

Propozimet parashohin që pacientët eventualë të infektuar me Covid-19 me pasqyrë më të lehtë dhe të mesme klinike të shërohen në Repartin Infektiv në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër, derisa rastet më të rënda do të transferoheshin në Shkup.

Zëvendësministri i Shëndetësisë Armend Arsllani sqaroi se trajtimi i pacientëve mbetet që të rregullohet sipas sugjerimeve,protokolleve, llogaritjeve të bëra nga ekspertët, ndërsa informacionet përfundimtare për atë se si do të shkojë trajtimi i të infektuarve dhe të sëmurëve do të kumtohen pasi të miratohet ai protokoll.

Profesionistët, epidemiologët, infektologët po bëjnë vlerësim të gjendjes, e përgatisin protokollin dhe ai së shpejti do të publikohet, tha ai duke i bëri thirrje popullatës që t’i respektojë të gjitha rekomandimet nga kompetentët për menaxhimin me situatën.

Jovan Stojkovski, drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Vevçan, është optimist dhe beson se situata është nën kontroll, se po zbatohen aktivitetet, po vërtetohen dhe përmirësohen lëshimet eventuale.

Rasti me pacienten nga fshati strugan Tateshi, që ndërroi jetë pasi nuk ishte hospitalizuar në repartin Infektiv në Ohër, ishte shkak për shkarkimin e drejtoreshës së Spitalit të Përgjithshëm në Ohër. Mbledhja e sotme është pjesë e aktiviteteve për përcaktimin e mënyrës sipas së cilës do të veprohet me personat me simptoma të Covid-19./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Edhe 7 ditë për regjistrimin e popullsisë, ASK: Është obligim ligjor, nëse nuk jeni kontaktuar nga regjistruesit thirrni në këta numra

Edhe 7 ditë për regjistrimin e popullsisë, ASK: Është obligim ligjor, nëse nuk jeni kontaktuar nga regjistruesit thirrni në këta numra

Lajme
Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Qorolli: E nisën keq me Asociacion, e përfunduan edhe më keq pa përparim në prioritetin e gabuar

Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Qorolli: E nisën keq me Asociacion, e përfunduan edhe më keq pa përparim në prioritetin e gabuar

Lajme
Presidentja Osmani në SHBA, merr “mësimin e parë” në pilotimin e helikopterit nga piloti që shërbeu 15 vjet në Kosovë

Presidentja Osmani në SHBA, merr “mësimin e parë” në pilotimin e helikopterit nga piloti që shërbeu 15 vjet në Kosovë

Lajme
Rasti i Martin Berishajt dhe transferimi i shefit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve - çka deklaroi drejtori i Policisë?

Rasti i Martin Berishajt dhe transferimi i shefit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve - çka deklaroi drejtori i Policisë?

Elfije Boletini
Mickoski: Nëse Bullgaria nuk lëvizë nga qëndrimet e saj, do t'i kthehemi agjendës së brendshme

Mickoski: Nëse Bullgaria nuk lëvizë nga qëndrimet e saj, do t'i kthehemi agjendës së brendshme

Politikë
Mexhiti: Nuk pretendojmë të jemi në qeveri me çdo kusht

Mexhiti: Nuk pretendojmë të jemi në qeveri me çdo kusht

Politikë
Kalo në kategori