Ankesat nga punonjësit që lidhen me mosmarrëveshjet apo kushtet e punës pranë bizneseve kanë shënuar rritje vitin e shkuar.
Të paktën kështu raportojnë shifrat e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore që për 2023 vlerëson se janë bërë 544 inspektime të lidhura me ankesa me një rritje 4.6% në raport me një vit më parë.
“Gjatë vitit 2023, me çështje inspektimi me arsye «Denoncim nga të tretët» ose «Ankesë», rezultojnë gjithsej 544 inspektime. Krahasimisht me një vit më parë kemi 4.6% më shumë çështje inspektimi. Ky është tregues i rritjes së kulturës së ndërgjegjësimit, për të drejtat dhe detyrimet ligjore nga punëmarrësit dhe punëdhënësit” vlerëson raporti.
Duke analizuar se nga ka ardhur, numri më i madh i ankesave në aspektin gjeografikisht raporti evidenton se 75% i përkasin Tiranës e lidhur kjo edhe me faktin që aktiviteti kryesor ekonomik i vendit është i vendosur në këtë qark.
“Numrin më i lartë subjekteve, që janë inspektuar në kuadër të ankesave të ardhura i takojnë Rajonit I – Drejtorisë Rajonale Tiranë me 75% të totalit të inspektim-ankesave. Gjatë 2023 ky rajon rezulton në këtë tregues me rritje me 16 inspektime më shumë se në vitin 2022, tregues që lidhet me faktin e përqendrimit të lartë të bizneseve që zhvillojnë aktivitetin ekonomik në këtë rajon dhe për një ndërgjegjësim më të lartë të punonjësve të punësuar në këto subjekte për të adresuar shqetësimet e tyre për zgjidhje. Gjithashtu tregues më i lartë krahasimisht me një vit më parë është dhe numri i inspektimeve të kryera nga inspektorë të Drejtorisë Qendrore, i cili tregon vëmendjen e madhe që i është kushtuar trajtimit të ankesave për raste apo situata komplekse” thuhet në dokument.
I njëjti nënvizon se në bazë të llojit të aktivitetit ekonomik të subjekteve, inspektuar për shkak ankese gjatë vitit 2023, rezulton se sektorët, punëmarrësit e të cilëve adresojnë më shumë ankesa janë; 38 % i takojnë Aktivitete “Të tjera”, ku bëjnë pjesë Ndërmarrjet Shtetërore, SHPSF (Shoqëritë e Ruajtjes së Sigurisë Fizike), Arsim, etj ; 25 % janë në Sektorin e Tregtisë (H-B-R), i cili vijon të ketë problematika për respektimin e kontratave të punës për punëmarrësi; 20 % janë në Ndërmarrje Prodhuese ku numri më i madh i përket sektorit fason, që gjatë këtij viti është shoqëruar me luhatje të tregut dhe rrjedhimisht ka dhënë ndikim dhe në raportet e punësimit me punëmarrësit/et.
Sipas Inspektoratit në 544 subjektet të inspektuar në kuadër të ankesave, kanë rezultuar të punësuar gjithsej 35,916 punëmarrës nga të cilët 53 për qind femra.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestimi i qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe, KMDLNj fajëson MPJD-në
Arrestohet shtetasi nga Kosova në Aeroportin e Tiranës, rezulton i akuzuar nga autoritetet belge për vjedhje
Nis testimi mjekësor dhe psikologjik i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës
Këta janë zyrtarët e ASH që do t’i udhëheqin dikasteret në qeverinë e re
“Bunarfest” me përvoja të veçanta për pjesëmarrësit
Kurti pas takimeve me mërgimtarët në Stamboll: Ata janë përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United