LAJMI I FUNDIT:

Oferta Turistike e Kosovës prezantohet në Tiranë

Oferta Turistike e Kosovës prezantohet në Tiranë

Oferta Turistike e Kosovës është duke u prezantuar sot dhe nesër në Tiranë për herë të dytë në të cilën po marrin 30 kompani nga Kosova.

Ky organizim është në bashkëpunim me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë dhe Asociacionit Kosovar të Turizmit (KOTAS), e me përkrahjen e Agjencionit për Përkrahjen e Investimeve në Kosovë dhe Bankës Botërore

Zekë Çeku, udhëheqës i Asociacioni Kosovare të Truizmit (KOTAS) tha se të 30 kompanitë do të prezantojnë ofertat e turizmit kulturor, malor, turizmit alternativ, do të jenë hotelet më të njohura të Kosovës, do të prezantohen restorantet më të njohura.

Po ashtu në ketë prezantim do të jenë edhe përfaqësues të USAID-it që e përkrahin zhvillimin e turizmit, në Kosovë. “Qëllimi është që sot dhe nesër të prezantohen vlerat turistike kosovare, për fat të mirë nga Shqipëria që konsiderohet se ka një potencial prej 200 mijë vizitorëve ka filluar me të madhe të udhëtohet edhe në Kosovë, sidomos gjatë fundjavës”, tha Çeku.


Gjatë këtij aktiviteti sipas Zekë Çekut, do të ketë edhe një tryezë tematike ku së bashku me organizatat turistike nga Shqipëria, Malit të Zi dhe të Maqedonisë do të diskutohet për organizmin e turneve rajonale për zhvillimin dhe promovimin e produktit turistik rajonal. /Telegrafi/