LAJMI I FUNDIT:

OEK zyrtarisht çertifikohet sipas ISO standardeve

OEK zyrtarisht çertifikohet sipas ISO standardeve

Oda Ekonomike e Kosovës sot në një ceremoni rasti në të cilën ishin prezent edhe përfaqësuesit e Unioni të Odave Zejtare të Gjermanisë dhe Odës Ekonomike të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës edhe zyrtarisht është çertifikuar sipas standardeve ISO 9001:2008.

Kryetari i OEK-ut Besim Beqaj me këtë rast ka theksuar se me këtë OEK-u sikurse edhe ë gjitha odat tjera i plotëson në tërësi kriteret profesionale dhe institucionale.

Beqaj me këtë rast ka theksuar se në OEK konsiderojnë se Gjermania duhet të jetë një ndër partnerët kryesor ekonomikë të Kosovës.

“Prandaj OEK është e determinuar që të ndihmojë këtë proces që të jetë partner i besueshëm edhe i institucioneve tona por edhe i institucioneve dhe ndërmarrjeve ndërkombëtare respektivisht institucioneve të cilat vijnë nga Gjermania”.


Në anën tjetër Kryetari i Unionit të Odave Zejtare e Gjermanise, Otto Kentzler , i cili është edhe kryetar i Odës Zejtare të Dortmundit ka pohuar se çertifkimi nënkupton edhe dhënien e përkrahjes maksimale në të gjitha aktivitet që do të pasojnë në zhvillimin e mëtutjeshëm.

Gjatë ceremonisë së çertifikimit të OEK-ut ishte i pranishëm edhe Avdo Rapa kryetar i Odës Ekonomike të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës i cili përmendi problemet sa i përket pranimit të dokumenteve të Kosovës.

“Në këtë vizitë ne Kosove jam edhe me disa biznesmen nga Bosnja dhe besoj se do ta gjejmë një mundësi qe ta tejkalojmë këtë krizë dhe zgjidhim këto probleme”, tha Rapo.

Ai i ftoi biznesmenët kosovar që me angazhim të përbashkët t’i përballojnë këto sfida dhe ti tejkalojnë këto probleme. /Telegrafi/