LAJMI I FUNDIT:

OEK i propozon Qeverisë masa për parandalim të krizës globale

OEK i propozon Qeverisë masa për parandalim të krizës globale

Këshilli Drejtues i Odës Ekonomike të Kosovës i ka dërguar një propozim Qeverisë së Kosovës lidhur me masat të cilat duhet ndërmarr me qëllim të parandalimit të efekteve të mundshme të krizës globale financiare në Kosovë.

Në dokumentin dërguar Qeverisë së Kosovës, këshilli drejtues i OEK-së ka vlerësuar se sipas realizimit të të hyrave në mënyrë lineare të zvogëlohen shpenzimet e shtetit për mallra dhe shërbime në vlerë mesatare prej 10%, dhe mjetet e kursyera të kalojnë në një fond për përkrahjen e prodhimit, eksportit, investimeve dhe ruajtjen e punësimit, e po ashtu Fondi për ndarjen e rrezikut për kreditim në bujqësi të zgjerohet me përkrahje të mundshme për prodhimin.

“Në të njëjtën mënyrë të veprohet edhe në nivel lokal, duke i përdorur mjetet për infrastrukturë dhe përkrahje të bizneseve profitabile me mundësi punësim”.

Këshilli drejtues i OEK-së po ashtu ka vlerësuar se duhet destimuluar daljen e kapitalit jashtë vendit, me tendencë për të ngritur kapacitete prodhuese vendëse e po ashtu Qeveria dhe BQK-ja duhet të gjejnë formën me bankat komerciale për të dhënë kredi më të volitshme si dhe të mundësohet riprogramimi i kredive me mundësi për ta ngrirë principalin nëse kriza merr përmasa shqetësuese.


“Shteti i Kosovës të mos jetë burim i jolikuiditetit, përkatëisht pagesat nga buxheti për kontraktorët e institucioneve shtetërore të bëhen mundësisht më së largu brenda 30 ditësh”.

Në dokumentin e aprovuar nga këshilli drejtues i OEK-së thuhet se duhet të destimulohet importi përmes masave administrative për produktet e mundshme për t’u prodhuar në si dhe duhet të përshpejtohen investimet e parapara të mëdha siç janë Kosova e Re, infrastruktura rrugore si dhe të kontraktohen maksimalisht ndërmarrjet kosovare/ ose partneritetet kosovare ndërkombëtare.

“Për të parandaluar krizën globale në vend po ashtu duhet të promovohet sistemi i furnizimeve publike duke i preferuar prodhimet vendore brenda kufijve të mundshëm, duhet të shpërndahen mjetet prej 20% nga fondi i AKP-së, për punëtorët sa më shpejtë, si dhe të shikohet mundësia për futje edhe të 20% të këtyre mjeteve në sistemin bankar të Kosovës, të eliminohen përparësitë që gëzojnë tregjet e CEFTA-s për produkte të rëndësishme të cilat vijnë edhe nga tregjet e tjera”.

Tutje në dokumentin në fjalë thuhet se duhet të promovohen investimet duke dhënë “periudha të pushimit nga taksat” dhe tokë falas për të gjitha ndërmarrjet, si dhe masa tjera stimuluese, për investitorët që kanë plane investive konkrete dhe kapacitete për të punësuar mbi 100 punëtorë.

"Duhet të shikohen mundësitë ligjore që mjetet e TPK-së, të cilat mbahen në BQK për ekonominë e Kosovës, të investohen përmes sistemit bankar në Kosovës si dhe të përshpejtohet aprovimi i ligjit për partneritetet publiko-private, dhe ligji mbi antidumping-un të cilat do të mundësojnë investime më të mëdha". /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center ka zgjedhur sot fituesit e lojës së madhe shpërblyese

Emona Center
Rizvanolli

Rizvanolli "godet" BE-në në Greqi: Lëndët e para nuk mund të sigurohen me regjime autokratike

Ekonomi
Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Pjesëmarrja në një Panair Pune: Pse është i rëndësishëm kur je duke kërkuar punë?

Creative Hub Kosovo
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Kalo në kategori