Oda ekonomike dhe BSPK-ja vazhdojnë ta bojkotojnë këtë këshill, për shkak të shkeljes së kritereve nga qeveria dhe përfshirjes në të edhe të përfaqësuesve të Konfederatës së Sindikatave të Lira dhe Aleancës Kosovare të Biznesit. Dy partnerët social, Oda Ekonomike dhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, vazhdojnë të bojkotojnë këshillin ekonomik-social. Përfaqësuesit e këtyre dy subjekteve, thonë se nuk do të jenë pjesë e këshillit, deri në përmbushjen e kritereve për përfaqësim në të, nga një komision i pavarur.
Sekretari i Odes Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë se gjatë përzgjedhjes së subjekteve nuk janë respektuar kriteret e përcaktuara me ligj dhe kjo është arsyeja e ngecjes së këshillit dhe bojkotit nga OEK-u.
“Jemi të parët ata të cilët kemi kërkuar themelimin e këshillit ekonomik social, duke i respektuar kriteret për përfaqësim të drejtë të të gjitha subjekteve, qoftë ata që reprezentojnë punëtorët, qoftë atyre që reprezentojnë punëdhënësit. Mirëpo, gjatë përzgjedhjes së subjekteve në këtë këshill, qeveria nuk ka respektuar kriteret e përcaktuara dhe kjo ka ndikuar që të stagnojë edhe puna e këshillit”, ka sqaruar Rukiqi.
Edhe përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës janë të zhgënjyer nga Qeveria e Kosovës për përzgjedhjen që është bërë në këtë këshill.
Kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi thotë se BSPK-ja nuk do të marrë pjesë në të derisa të respektohen ligjet në fuqi.
“Qeveria, respektivisht Ministria e Punës duhet të respektojë partneritetin, duhet të respektojë vendimet e Qeverisë dhe bisedat që i kemi bërë deri tani, që ky këshill duhet të funksionojë. Sepse nëse ndërpritet dialogu social do të vijnë problemet ma vonë…”, ka thënë Arifi.
Nga ana tjetër, zyrtarë të qeverisë kërkojnë nga Oda dhe BSPK-ja që të marrin pjesë në këshill, duke theksuar se përzgjedhja e anëtarëve është bërë duke u bazuar në Rregulloren mbi degën e ekzekutivit të institucioneve të Kosovës, sipas së cilës është përcaktuar përbërja e Këshillit Ekonomik Social.
Behgjet Gaxhiqi, këshilltar në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, pohon se Këshilli Ekonomik Social, tani ka filluar veprimtarinë edhe pa OEK-un dhe BSPK-në, por iu bëri thirrje atyre që t’i bashkëngjiten këshillit për ta fuqizuar rolin e tij.
“Vendimi i kryeministrit është një vendim gjithëpërfshirës. Oferta për BSPK-në dhe OEK janë të hapura dhe ata duhet të marrin pjesë që të japin kontributin e tyre në këtë këshill…”, ka thënë Gaxhiqi.
Në këtë këshill institucionet e Republikës së Kosovës përfaqësohen nga MPMS, MEF, MTI, MASHT dhe nga MSH.
Organizatat e punëmarrësve do t’i përfaqësojnë tre anëtarë të BSPK-së dhe dy anëtarë të KSLK-së. Kurse interesin e organizatave të punëdhënësve do t’i përfaqësojnë tre përfaqësues nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe dy përfaqësues nga Aleanca Kosovare e Biznesit. /rtklive/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk hapave për t'u bërë trilioneri i parë në botë, zbulon raporti
Produktet arrore që duhet patjetër t’i provoni
Për një muaj Albafone u bë një kompani globale
Si të gjeni punën e përkryer pa shpenzuar orë të tëra në kërkim – Telegrafi Jobs ka zgjidhjen
Shijoni ushqimet japoneze në shtëpinë tuaj - Japanos tani me porosi online
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë
Pas transferimeve të raketave balistike nga Irani në Rusi, SHBA-ja vjen me një paralajmërim
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike
Shqipëria me përmbysje spektakolare ndaj Ukrainës merr tri pikët e para në Ligën e Kombeve