LAJMI I FUNDIT:

Oda e Afarizmit kërkon pajisjen e bizneseve me pëlqime komunale

Oda e Afarizmit kërkon pajisjen e bizneseve me pëlqime komunale

Kontrollet e paplanifikuara të inspektorëve, mos pajisja e bizneseve me pëlqimin komunal dhe problemet e operatoreve kabllore ishin disa nga çështjet e trajtuara në takimin e përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës me përfaqësues të Komunës së Suharekës.

Kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, tha se mospajisja e bizneseve me leje komunale po paraqet problem për pajisjen me pëlqim nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.


“Mospajisja e bizneseve me leje komunale nga viti 2013 edhe pse obligohen të paguajnë qiranë për tokën të cilën e shfrytëzojnë, përveç që nuk do të duhej të ndodhte, po paraqet problem për pajisjen me pëlqim nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, andaj konsiderohet e domosdoshme ndërmarrja e hapave konkret për zgjidhjen e këtij problemi”, theksoi Krasniqi.

Ai shtoi që Komuna e Suharekës është e njoftuar me këtë problem që bizneset po përballen, mirëpo edhe pse kanë premtuar zgjidhjen e saj, ende nuk kanë ndërmarr asgjë.

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës Mihrije Suka, Suka falënderoi OAK-në për takimin duke shtuar që në këtë komunë operojnë afër 3,300 biznese dhe se është interes i komunës që këto biznese të zhbllokohen, për këtë arsye do të merret me shumë seriozitet kërkesa për pajisje të bizneseve me leje komunale. /Telegrafi/