LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM sot dorëzon vërejtjet për Ligjin për prokurori publike

OBRM-PDUKM sot dorëzon vërejtjet për Ligjin për prokurori publike

Grupi punues i opozitës maqedonase sot duhet deri t’i dorëzojë grupit punues të shumicës amendamentet e tyre të Propozim-ligjit për prokurori publike që zgjidh edhe statusin e Prokurorisë Speciale Publike.

Toni Menkinovski, i cili kryeson grupin e OBRM-PDUKM-së, thotë se nuk kanë vërejtje në 120 faqet, por se ka hapësirë për marrëveshje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski, dje në konferencë për shtyp vërtetoi se OBRM-PDUKM sot duhet t’i dorëzojnë propozimet në lidhje me Ligjin për PSP-në dhe se nesër është caktuar një takim tjetër ku duhet të bisedohet për dallimet për këtë çështje mes Qeverisë dhe opozitës maqedonase. Ai theksoi se ekzistojnë dallime serioze mes Qeverisë dhe OBRM-PDUKM-së.


Zoran Zaev në intervistën për AIM deklaroi se janë të gatshëm të bisedojnë për secilën çështje që është e argumentuar me opozitën maqedonase, por kjo të mos jetë në dëm të shtetit dhe institucioneve të shtetit. Ai shpreson se Ligji për prokurori publike do të sillet nv kohë, para raportit të KE-së për vendin.

Në takimin e parë të hënë nuk u arrit marrëveshja rreth Propozim-ligjit për prokurori publike. Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska e cila kryeson grupin punues nga pushteti, pas takimit tha se për ato është e papranueshme që PSP të jetë pjesë e prokurorisë për krim të organzuar, as ndalimi i hetimeve.

Shumica pret që Ligji për prokurori publike të miratohet në fund të këtij muaji, përkatësisht para fillimit të fushatës për zgjedhjet presidenciale. Kjo është edhe një nga kushtet e hapjes së bisedime-beve me BE-në në qershor të këtij viti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Kalo në kategori