LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Pse Zaev vazhdon të heshtë ndaj deklaratave të Selës dhe Zekirit?

OBRM-PDUKM: Pse Zaev vazhdon të heshtë ndaj deklaratave të Selës dhe Zekirit?

OBRM-PDUKM-ja sot përmes një kumtese sërish ka akuzuar se kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev se, kundër vullnetit të qytetarëve e ka pranuar Deklaratën e Tiranës dhe e shtyn zbatimin e saj, për çka konfirmuan Muhamed Zeqiri, nga partia e tij dhe Ziadin Sela nga “Aleanca për shqiptarët”, i cili, siç thekson, publikisht ka thënë se pa realizimin e asaj Deklarate nuk do të hyjë në qeveri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ziadin Sela është njeriu nga i cili varet shumica e ardhshme qeveritare e Zaevit dhe i cili publikisht thotë se populli maqedonas para 100 viteve nuk ka ekzistuar, se nuk e pranon flamurin dhe himnin maqedonas dhe se dëshiron t’i ndryshojë edhe ato edhe Kushtetutën. Zaev hesht në deklaratat e tilla të partnerit të tij të ardhshëm qeveritar, siç ka heshtur edhe ai dhe LSLDM-ja në deklaratat antishtetërore të Edi Ramës dhe Ditmir Bushatit”, theksojnë nga OBRM-PDUKM-ja.

Sipas kësaj partie, qytetarët janë të mashtruar pas zgjedhjeve sepse, thonë, Zaev iu ka servuar diçka për çka nuk kanë votuar në zgjedhje, për çka me të drejtë janë të revoltuar, njofton AIM.


“Qytetarët kanë kundër çdo platforme të huaj dhe përzierje në punët e brendshme të Maqedonisë. Këtë çdo ditë qartë e tregojnë në rrugët në mbarë Maqedoninë dhe kjo duhet të respektohet”, theksohet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori