LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: LSDM-ja të tregojë nëse Xhezair Shaqiri është angazhuar si këshilltar i Zaevit

OBRM-PDUKM: LSDM-ja të tregojë nëse Xhezair Shaqiri është angazhuar si këshilltar i Zaevit

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski, sot në konferencë për shtyp kërkoi nga LSDM që të tregojë nëse Xhezair Shaqiri i njohur si “Komandant Hoxha” është punësuar si këshilltar i kryeministrit Zoran Zaev.

Ai tha se nëse fotografitë që janë shpërndarë në opinion janë të besueshme, atëherë qeveria nuk duhet të fsheh informacione të tilla, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ajo që qeveria tanimë dy ditë nuk ka informacione është turp. Nëse nuk posedojnë informacione të thjeshta rreth atyre që punojnë në qeveri, atëherë çfarë informacione mund të plasojnë dhe sigurojnë nga Ministria e Transparencës e kësaj qeverie jopopullore. Nëse nuk do të ishte tragjike, do të ishte qesharake”, tha Stoilkovski.


Përndryshe, ditëve të fundit në disa media janë publikuar fotografi në të cilat “Komandant Hoxha” shihet në qeveri, ndërsa më pas u përfol se ai është punësuar si këshilltar i veçantë për siguri i kryeministrit Zoran Zaev./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

Shëndetësi
Pasuria e Arben Fetait - dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari

Pasuria e Arben Fetait - dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari

Lajme
Shtohen policë të komuniteteve të ndryshme në veri, si ndihen ata që i shërbëjnë këtij institucioni?

Shtohen policë të komuniteteve të ndryshme në veri, si ndihen ata që i shërbëjnë këtij institucioni?

Lajme
“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Lajme
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kalo në kategori