LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Kriminelit Zaev nuk i intereson drejtësia!

OBRM-PDUKM: Kriminelit Zaev nuk i intereson drejtësia!

OBRM-PDUKM duke iu referuar dokumenteve të publikuara kohë më parë të CIA-s sot vlerësoi se i kanë konfirmuar informatat për aktivitetet kriminele dhe korruptuese të ish funksionarëve të LSDM-së dhe porositi se për atë duhet të përgjigjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mijëra dokumente të shërbimit zbulues amerikan në lidhje me Ballkanin të cilat u paraqitën këto ditë e konfirmojnë involvimin e LSDM-së dhe funksionarëve të saj të lartë në kontrabandimin ilegal drejt Serbisë në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar. Pushteti i atëhershëm i LSDM-së ka marrë ryshfet për shkelje të embargos drejt Serbisë”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së në të cilën përmenden edhe emrat edhe aktivitetet e funksionarëve të LSDM-së.

OBRM-PDUKM, vlerëson se Zoran Zaev u rrethua me njerëz të karakterit të tij – kriminelë. Krimineli i aboluar Zaev nuk do të bëjë thirrje për hetim kundër ish funksionarëve të tij, sepse atij nuk i intereson drejtësia, por si të shmanget ajo. /Telegrafi/