LAJMI I FUNDIT:

CIA kishte vëzhguar se si do të veprojnë partitë shqiptare në Maqedoni në vitin 1992 kur u votua himni dhe flamuri i shtetit (Dokument)

CIA kishte vëzhguar se si do të veprojnë partitë shqiptare në Maqedoni në vitin 1992 kur u votua himni dhe flamuri i shtetit (Dokument)

Central Intelligence Agency (CIA) ka publikuar me miliona dokumente të klasifikuara që shkruajnë informacione sekrete për të gjithë shtetet e botës dhe një ndër ta është edhe ish-Jugosllavia ku ka qenë pjesë edhe Maqedonia.

Telegrafi Maqedoni më herët raportoi për planin e Rusisë për të krijuar një shtet shqiptaro-maqedon në Ballkan duke shfrytëzuar dobësimin e fuqisë së ish-Jugosllavisë.


Sipas CIA-s, Rusia deshi të krijojë shtet shqiptaro-maqedon në Ballkan (Dokument)
Lexo po ashtu Sipas CIA-s, Rusia deshi të krijojë shtet shqiptaro-maqedon në Ballkan (Dokument)

Gjithashtu, u raportua edhe për qëllimin e Serbisë për të marrë minerale të çmuara në Osllomej të Kërçovës duke e instaluar ”Brigadën e 125 të këmbësorëve në Kërçovë” e udhëhequr nga koloneli sllav Ljubomir Naprta që vinte nga Beogradi.

CIA ka publikuar dokumente se si serbët kanë marrë minerale të vlefshme në Osllomej të Kërçovës (Dokument)
Lexo po ashtu CIA ka publikuar dokumente se si serbët kanë marrë minerale të vlefshme në Osllomej të Kërçovës (Dokument)

Tani do të shkruajmë për interesimin e CIA-s për ngjarjet e vitit 1992 në Maqedoni kur duhej që të votohet himni dhe flamuri me 16 rreze dielli.

Atëherë (24 gusht, 1992) CIA kishte dokumentuar një lajm të gazetës ‘Nova Makedonija’ e cila informonte për seancën e Kuvendit të Maqedonisë ku ishte votuar për flamurin dhe himnit të Maqedonisë.

Partitë e atëhershme shqiptare që ishin në Kuvend, PPD dhe PDP, e kishin lëshuar mbledhjen e Kuvendit duke e injoruar procesin e votimit, me arsyetimin se edhe himni edhe flamuri i atëhershëm i Maqedonisë ka pasur vetëm elemente të Maqedonisë një nacionale dhe nuk respektonte të drejtat e të gjithë kombeve të Maqedoni.

Në fund të dokumentit, CIA e ka përkthyer edhe tekstin e himnit të shtetit të Maqedonisë, që raportohet në dokumentet e CIA-s që partitë shqiptare e kanë quajtur si himn komunist. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

Lajme
Kalo në kategori