LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Kabineti i qeverisë në vend të takimeve me investitorët, i shërben takimeve të Zoran Zaev me figura të dyshimta

OBRM-PDUKM: Kabineti i qeverisë në vend të takimeve me investitorët, i shërben takimeve të Zoran Zaev me figura të dyshimta

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM akuzojnë se kabineti i qeverisë në vend të takimeve me investitorët, i shërben takimeve të Zoran Zaev me figura të dyshimta ballë për ballë, të përfshirë në skandale ndërkombëtare.

“Mesazhet e Zaevit deri tek Poroshenko i rrejshëm të publikuar në media tregojnë se ai kishte mbajtur bisedime me Tal Silberstein në qeveri, një njeri i përfshirë në skandalin për rënien e qeverisë së Sebastian Kurz në Austri, një vend që është një mik i vërtetuar i Republikës së Maqedonisë”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së.

Nga atje thonë se përveç kësaj, Silberstin me të cilin Zaev lavdërohet se e ka takuar është një njeri kundër të cilit po zhvillohen proceset kriminale në Izrael dhe Rumani, duke përfshirë pastrimin e parave, ryshfetin, pengimin e drejtësisë dhe organizimin e paligjshëm të financimit për fushatat zgjedhore politike.


“Në të njëjtën kohë, emri i tij si i pandehur është gjetur edhe në Guine, ku thuhet se në rastin e Rumanisë ai mori pjesë në ryshfetin e presidentit së bashku me të tjerët që blenë një minierë miliarda dollarë.

“Zaev duhet të përgjigjet nëse para se të takoheshin me Til Silberstein, ata kontrolluan dosjen e tij dhe e dinin se me çfarë lloj personash kishin të bënin. Opinioni duhet të dijë se çfarë kërkonte një njeri i tillë në takim në qeverinë e Republikës së Maqedonisë”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme
Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar për falsifikim dokumentesh

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar për falsifikim dokumentesh

Kronika e Zezë
Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Lajme
Arrestimi i gjashtë personave në Pejë për vrasje në tentativë, Prokuroria kërkon sigurimin e të pandehurve në procedurë penale

Arrestimi i gjashtë personave në Pejë për vrasje në tentativë, Prokuroria kërkon sigurimin e të pandehurve në procedurë penale

Drejtësi
Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza

Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza

Lajme
Kalo në kategori