OBRM-PDUKM-ja kërkon mocion votëbesimi për qeverinë e Zoran Zaevit
Qeveria e kryeministrit Zoran Zaev javën e ardhshme pritet të përballet me mocionin e parë të votëbesimit nga ana e opozitës. Ky mocion pritet që zyrtarisht të dorëzohet në Kuvend gjatë fundjavës.
Në fakt, mocioni është edhe kushti kryesor i OBRM-PDUKM-së, për kthim në Kuvend apo ndërprerjen e bojkotit që po zgjat më shumë se një vit.
“Dhjetë muaj pas ardhjes në pushtet të LSDM-së, Maqedonia është bërë shtet i robëruar. Shteti po shkatërrohet si në planin ekonomik ashtu edhe në atë social kurse demokracia është suspenduar. LSDM-ja është në koalicion me krimin. Korrupsioni ka marrë përmasa epidemike. Këtë e kanë konfirmuar edhe hulumtimet e organizatave të ndryshme. Investitorët e huaj po ikin nga Maqedonia. Pikërisht për shkak të kësaj, por edhe për shumë arsyee tjera, OBRM-PDUKM-ja vendosi të paraqesë kërkesën për votëbesimin e qeverisë. Qytetarët meritojnë jetë më të mirë”, ka thënë, Dragan Donev nga OBRM-PDUKM-ja.
Nga LSDM-ja nuk kanë komentuar nismën e OBRM-PDUKM-së, por në disa paraqitje të mëparshme kryeministri, Zoran Zaev ka thënë se të gjitha kërkesat e ligjshme të opozitës mund të shqyrtohen. Në opinion qarkullojnë informacione jozyrtare mbi një marrëveshje mes pushtetit dhe opozitës, dhe kjo në disa raste është konfirmuar edhe nga lideri i opozitës Hristijan Mickovski, pa dhënë detaje.
Megjithatë, njohësit e çështjeve politike, thonë se mocioni i OBRM-PDUKM-së më shumë shihet si formë e kësaj partie për t’u kthyer në Kuvend por edhe për largimin e saj nga politikat konfliktuoze.
“Paraprakisht dihet se interpelanca nuk mund të ketë sukses për shkak të numrave të shumicës parlamentare. Por, organizimi i interpelancës në këtë rast i nevojitet OBRM-PDUKM-së për të arsyetuar kthimin e saj në Kuvend pasi qëndrimi i saj i deritanishëm, bojkot ose jo tregoi mungesën e kapacitetit të kësaj partie për largimin nga politikat e gabuara”, thotë analisti Alajdin Demiri.
Ndërkohë Nikolla Dujoski, njohës i zhvillimeve politike në vend, mocionin e OBRM-PDUKM-së e quan të gabuar pasi sipas tij, opozita nuk mund të përfitojë asgjë përveç rritjes së pakënaqësisë së qytetarëve, për siç thotë veprimin destruktiv të opozitës në kohën kur Maqedonia ka nevojë për zbatimin e shumë reformave për të ardhmen e tyre.
“Mendoj se është një hap i gabuar politik. Çdo parti politike ka pretendime për të ardhur në pushtet, por jo në këtë mënyrë. Ata mund të nxisin vetëm se një debat disa orësh për suksesin apo mossuksesin e deritanishëm të qeverisë dhe asgjë më shumë, pasi nuk i kanë numrat për rrëzimin e qeverisë. Mendoj se për të gjitha partitë pa përjashtim, interes parësor duhet të jenë reformat që janë para nesh. Qytetarët presin përmirësim të jetës së tyre dhe kontributin këtu duhet ta jep OBRM-PDUKM-ja nëse dëshiron të fitojë pikë politike, pra ajo duhet të jetë pjesë e reformave dhe jo të pengojë procesin”, thotë Dujoski.
OBRM-PDUKM-ja në zgjedhjet e fundit fitoi ulëse për 51 deputetë, por tre prej tyre kanë dalë si të pavarur kështu që grupi i tyre parlamentar ka mbetur me 48 deputetë. Megjithatë edhe sikur të ishte i plotë grupi parlamentar, Qeveria nuk mund të bie pasi për mocion duhet të votojnë 61 deputetë nga 120 sa numëron Kuvendi.
Qeveria zyrtarisht përbëhet nga LSDM-ja, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe një deputet i Rilindjes Demokratike Kombëtare që së bashku kanë 62 deputetë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora
Bubevski: Në prokurori nuk ka rast më të vështirë për momentin se Onkologjia, ende nuk ka ardhur ekspertiza nga Sllovenia
Vazhdon arratia e Daut Lazes nga burgu i Shënkollit, arrestohen tre rojet e burgut
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Arrijnë votat e para nga diaspora
Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?