OBRM-PDUKM sot e dorëzoi në Kuvend Rezolutën për rrugën eurointegruese të shtetit dhe linjat e kuqe lidhur me çështjet nacionale dhe pret nga kryeparlamentari Xhaferi që ta vendos në rendin e ditës për miratim. Këtë e bëri të ditur deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski, i cili u bëri thirrje të gjitha grupeve parlamentare që ta nënshkruajn Rezolutën e cila do të arrijë konsensus të plotë për këtë çështje. Për dokumentin mbështetje dhanë deputetët nga blloku maqedonas, BDI kërkon harmonizim shtesë, derisa Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa qëndrimin e saj e paralajmëruan për sot.
Pasi do të hyjë në procedurë parlamentare, kryeparlamentari Talat Xhaferi duhet ta vendosë në seancë plenare. Për Rezolutën dje duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve foli edhe zëdhënësi i Qeverisë Dushko Arsovski dhe tha se i takon Parlamentit të propozojë, të debatojë dhe të marrë vendim për rezoluta dhe dokumente dhe nisma të ngjashme.
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në lidhje me rezolutën e propozuar të partisë opozitare VMRO-DPMNE mbi rrugën e integrimeve evropiane të vendit, deklaroi se partia e tij BDI është e mendimit se ky proces duhet të fillojë nga zero, që partitë politike të ulen në mënyrë konsensuale, dhe jo të imponohen nga një parti. “Kam frikë se me një rezolutë të tillë ne mund të kalojmë nga pozicioni shtetëror në pozicion etnik”, tha Osmani. Pavarësisht presioneve nga opozita, theksoi Osmani, ne nuk kemi hyrë në dialog negativ me Bullgarinë dhe para syve të botës kemi marrë njohjen se kemi të drejtë.
Lideri i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, megjithatë, u përgjigj se pret që BDI të qëndrojë pas interesit të bashkëqytetarëve të vet dhe ta mbështesë rezolutën e OBRM-PDUKM-së për linjat e kuqe në negociatat me Bullgarinë. Në pyetjen nëse pret zhvendosje në bisedimet me Bullgarinë, ai thotë se së pari do të presë të shohë si do të përfundojnë zgjedhjet atje, të caktuara për më 11 korrik. Edhe krahas kësaj së LSDM doli me qëndrim se do ta mbështesë Rezolutën, deputetët e OBRM-PDUKM-së nuk kanë pasur takim me kolegët e tyre të kësaj partie.
Qëndrimi, megjithatë, i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës do të bëhet i ditur sot ose nesër.
“Ne si opozitë shqiptare, përkatësisht koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, sigurisht që do të kemi një qëndrim për këtë çështje, sepse jemi një faktor politik shumë i rëndësishëm në vend, por e dini që kryetari ynë Zijadin Sela ishte në një udhëtim në Amerikë dhe u kthye dy ditë më parë”, potencoi dje Shefik Duraku në një konferencë për shtyp.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt dhe tjerëve i njohur si “53-milionëshi”

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?