LAJMI I FUNDIT:

Obeziteti dhe mungesa e aktivitetit fizik, faktor rreziku për sëmundje koronare

Obeziteti  dhe mungesa e aktivitetit fizik, faktor rreziku për sëmundje koronare

Ekziston lidhshmëri e fortë në mes peshës së tepruar dhe sëmundjes koronare. Pesha e tepërt zakonisht shoqërohet me shtypje të lartë të gjakut, diabet dhe nivel të rritur të kolesterolit në gjak.

Me zvogëlimin e peshës zakonisht përmirësohen edhe faktorët e përmendur. Si kalkulohet pesha e dëshiruar (apo indeksi i masës trupore, body mass index): BMI = Pesha (kilogram)/gjatësia2 (metra). BMI normale është deri 25, mbi këtë vlerë e deri 30 thuhet se personi ka peshë të tepërt, kurse mbi 30 është obez.

Studimet treguan se i rrezikshëm është sidomos grumbullimi i yndyrave në trup (jo në duar dhe këmbë), posaçërisht në abdomen (bark).

Edhe aktivitet mesatar fizik (ecje e shpejtë) mund të zvogëlon rrezikun nga sëmundja. Mungesa e aktivitetit fizik shton edhe rrezikun nga shtypja e lartë e gjakut, diabeti dhe obeziteti. Aktiviteti fizik është domosdoshmëri për të përmirësuar gjendjen e sistemit kardiovaskular në përgjithësi.


Çfarë intensiteti do të ketë aktiviteti fizik, mirë është të përkufizohet në bashkëpunim me mjekun tuaj. Ky aktivitet fare lehtë mund të kuantifikohet me frekuencën (shpeshtësinë) e të rrahurave të zemrës në minutë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori