LAJMI I FUNDIT:

Obama zvogëlon rrogat e menaxherëve për 50 %

Obama zvogëlon rrogat e menaxherëve për 50 %

Me masën parashihet shkurtimi i të ardhurave mesatarisht për 50 për qind, të 25 menaxherëve më së miri të paguar, të punësuar në shtatë kompanitë më të mëdha – shfrytëzuese të ndihmës shtetërore. Sipas planit, bëhet fjalë për menaxherë të punësuar në Citigroup, AIG, Bank of America, General Motorsa, Chryslera, GMAC Financiala dhe Chrysler Financiala.

Administrata e presidentit amerikan Barak Obama së shpejti do të urdhërojë zvogëlimin e rrogave të menaxherëve të kompanive të subvencionuara nga shteti.

Kjo masë duhet të fillojë të zbatohet nga java e ardhshme, ndërsa atë tani për tani nuk e komentojnë menaxherët e kompanive të lartpërmenduara.