LAJMI I FUNDIT:

Obama optimist: Ekonomia e SHBA-ve, larg greminës

Obama optimist: Ekonomia e SHBA-ve, larg greminës

Presidenti amerikan Barack Obama shprehet optimist se ekonomia e SHBA-ve nuk ndodhet më në prag të greminës dhe shtetasit amerikanë kanë më tepër besim tek e ardhmja.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë mbajti një fjalim përpara një grupi donatorësh të Partisë Demokratike në Beverly Hills. Obama shpjegoi se tani mund të thuhet me siguri se jemi larguar nga gremina. Sipas tij, plani i stimulimit të ekonomisë i miratuar nga Kongresi, ka nisur të japë frutet e veta.

“Nëse shohim ekonominë e tanishme, mendoj se nuk ndodhemi më në prag të greminës dhe ka një qetësi që nuk ka ekzistuar më parë. Megjithatë, ka ende shumë punë për të bërë në sektorin e arsimit, reformave financiare dhe përsa i përket reduktimit të varësisë nga nafta e importit”, tha presidenti. /Telegrafi/tch/