LAJMI I FUNDIT:

Obama: Kemi bërë të pamundurën pas krizës

Obama: Kemi bërë të pamundurën pas krizës

“Administrata amerikane fiks një vit me parë mori vendime të vështira por të nevojshme”.

Kështu është shprehur presidenti amerikan Barack Obama duke folur në Wall Street, një vit pas falimentimit të bankës gjigande “Lehman Brothers” për shkak të krizës ekonomike globale.

“Jemi përpjekur të bëjmë të pamundurën, duke ndihmuar jo vetëm bankat por të gjithë personat e përfshirë nga kriza. Puna jonë vazhdon dhe unë nuk do të jem i kënaqur derisa të gjithë qytetarët amerikanë të kenë një pune”, ka deklaruar Obama.

Shefi i Shtëpisë së Bardhe ka përfituar nga rasti për të bërë thirrje që reforma e sistemit financiar te miratohet brenda vitit.


“Po kthehemi në normalitet, nuk do të kthehemi mbrapa krahasuar me vendimet e gabuara që shkaktuan krizën me të rëndësishme të historisë. Duhet t’iu premtojmë kontribuesve se gjithë kjo situatë nuk do të përsëritet më”, ka pohuar Obama.

Më tej presidenti amerikan është shprehur optimist për ripërtëritjen e ekonomisë, por ka paralajmëruar se do të duhet kohë.

“Kemi filluar të kthehemi në normalitet, por do të duhet ende kohë”, ka shtuar Obama në takimin me krerët e financës amerikane.