LAJMI I FUNDIT:

Obama: Ekonomia është më mirë se 9 muaj më parë

Obama: Ekonomia është më mirë se 9 muaj më parë

Dje presidenti Barack Obama vizitoi punimet në një autostradë në afërsi të Washingtonit dhe tha se do të bënte gjithçka e lejonte pushteti i tij për të rikthyer Amerikën në punë.

“Ne po ecim përara në disa fronte të ndryshme ekonomike. Ne do vazhdojmë të eksplorojmë të gjitha mundësitë që mund të çojnë në krijimin e vendeve të punës dhe rritjes ekonomike.”

Papunësia prej 9.8 përqind është më e larta në Amerikë që nga fillimi i viteve 1980. Megjithatë, presidenti Obama tha se ekonomia e vendit është më e fuqishme sesa para ardhjes së tij në detyrë 9 muaj më parë. Ai ja dedikon rritjen paketes stimuluese prej 787 miliard dollarë që nënshkroi në muajin shkurt.

“Ekonomia jonë është më mirë sot sesa kur mora detyrën; kur po humbisnim 700 mijë vende pune në muaj; kur sistemi ynë financiar ishte në prag të rrënimit; dhe kur ekonomistët nga thuajse i gjithë spektri politik parashikonin se ne po shkonim drejt depresionit të madh.”


Shumë ekonomistë janë dakord se pavarësisht vazhdimit të panunësisë së madhe, recesioni ka marrë fund në Shtetet e Bashkuara. Një shenjë inkurajuese e ripërtëritjes ekonomike ishte dhe pika kulmore që arriti të mërkurën indeksi amerikan Dow Jones në Wall Street, për herë të parë në më shumë se një vit. Por zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, e minimizoi lajmin.

“Mendoj se presidenti do të thoshte se është vetëm një anë e gjendjes ekonomike.” /voa/

Projekti i konstruksionit që vizitoi presidenti është një prej 8 mijë projekteve të autostradave të përfshira në Aktin e Rimëkëmbjes. Punimet po vazhdojnë në thuajse 5 mijë prej këtyre projekteve.