LAJMI I FUNDIT:

Obama: Bota nuk i ka shpëtuar ende krizës

Obama: Bota nuk i ka shpëtuar ende krizës

Ashtu si shumë drejtues të institucioneve financiare me të fuqishme globale edhe Barack Obama e pranon se bota nuk ka dalë ende nga kriza financiare ku u fut rreth një vit me parë.

Në një deklaratë për shtyp, kreu i Shtëpisë së Bardhë bëri këtë koment, por shtoi gjithashtu se investimet e firmave të mëdha kanë filluar të përmirësojnë situatën.

Ndërkohë, grupi i ekspertëve të Kongresit që kontrollon deri në detaje planin qeveritar për të stimuluar firmat në rrezik, paralajmëron se bankat janë ende të rrezikuara.

“Bankat janë një kërcënim real për sistemin financiar”, thekson grupi i punës duke ftuar Departamentin e Thesarit të forcojë masat për pastrimin e bilanceve.