LAJMI I FUNDIT:

NYT: Brukseli do ta njoh pavarësinë me apo pa rezolutë

NYT: Brukseli do ta njoh pavarësinë me apo pa rezolutë

Duke u thirrur në burime zyrtare diplomatike nga Brukseli, e përditshmja amerikane, New York Times, shkruan në numrin e sotëm se, Bashkimi Evropian, do ta njoh pavarësinë e Kosovës, qoftë edhe pa një rezolutë të KS-së së Kombeve të Bashkuara.

“Brukseli po lëviz drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës” shkruan kjo gazetë duke u thirrur në këtë burimi cili ka dashur që të mbetej anonim. “Nuk do ta pranojmë më veton e Rusisë ndaj politikës së BE-së. Në fuqi mbetet plani i Ahtisaarit dhe pas njohjes së pavarësisë, BE-ja ka të drejtë të dërgojë mision ndërkombëtarë në Kosovë”, ka thënë ky burim.