LAJMI I FUNDIT:

Nxirren në privatizim 9 ndërmarrje

Nxirren në privatizim 9 ndërmarrje

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur valën 35 të Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH) të cilat tenderohen për privatizim.

Lista e tenderëve për privatizim për valën 35 përmban 9 Ndërmarrje Shoqërore (NSH) prej të cilave janë krijuar 9 Ndërmarrje të Reja.
Të gjitha këto Ndërmarrje të Reja do të privatizohen përmes Spinof-it të Rregullt.
Afati i fundit për parakualifikim do të jetë dita e Mërkurë, 3 qershor, 2009.
Dita për dorëzim të ofertave do të jetë me 10 qershor 2009, nga ora 10:00 deri në ora 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 13:00.

Ndermarrjet qe do te privatizohen
Ndërmarrja e Re KB Rakosh – Ndërtesa Administrative dhe Toka Sh.P.K – e propozuar për shitje ndodhet në fshatin Rakosh/Rakos në rrugën kryesore Pejë/Mitrovice. Toka që do t’i bartet Ndërmarrjes së Re ka një sipërfaqe prej rreth 1.65.04 hektarë dhe Ndërtesën Administrative.
Ndërmarrja e Re Erozioni SH.P.K. – përfshin tokë dhe ndërtesa të përshtatshme për të zhvilluar biznesin e tanishëm të separacionit të zallit. Ndër. e Re përbehet prej një sipërfaqe rreth 02.30.00 ha tokë, pesë ndërtesa përdhes dhe makina për separacion. Kjo Ndërmarrje e Re ndodhet në fshatin Brestovik, 10 km nga qendra e Pejës.
Ndërmarrja e Re Autokampi Karagaq Sh.P.K. – përfshin vetëm objektin prej 124m² në parkun e qytetin Karagaq zona kadastrale Pejë qyteti Pejë. Kjo nuk përfshin asetet tjera të ndërmarrjes.
Ndërmarrja e Re Liria “Ortakoll-2” Shitoret Sh.P.K. – Kompleksi i Njësisë me pakicë për tu bartur në Ndërmarrjen e Re përshin shitoren (aktualisht e ndarë në dy shitore) dhe bodrumin që ndodhen në Ortakoll Lam V/2-Prizren dhe përfshinë një sipërfaqe prej përafërsisht 300. 52m². Aktualisht një shitore dhe bodrumi janë të dhëna me qira palës së tretë ndërsa njëra është e mbyllur.
Ndërmarrja e Re 25 Maji Vetëshërbimi në Suharekë Sh.P.K – përmban një shitore me sipërfaqe prej përafërsisht 78.64m2. Vetëshërbimi ndodhet në qendër të Suharekës në rrugën “Brigada 123”. Vetëshërbimi aktualisht është dhënë me qira palës së tretë.
Ndërmarrja e Re Lux Supermarket dhe dhe 3 dyqanet Sh.P.K. – ndodhen në të dy anët e komunës së Mitrovicës. Ndërmarrja e Re përbëhet nga supermarketi dhe 3 dyqanet .
Lokacioni i supermarketit ndodhet brenda ndërtesës të Stacionit të Autobusëve në Komunën e Mitrovicës. Supermarketi përfshinë një sipërfaqe prej gjithsej 448.4 m2 dhe është i ndarë në dy njësi: në katin përdhes dhe në bodrum.
Tri dyqanet e ndara ndodhen në rrugën Mbreti Agron (ish rruga Mbreti Petar dhe Marshal Tito) në Mitrovicën veriore. Të tri dyqanet përfshijnë një sipërfaqe prej 355.01 m2. Madhësitë individuale të shitoreve janë: 153.02 m2, 145.80 m2 dhe 56.19 m2 .
Asnjë tokë nuk do të bartet te Ndërmarrja e Re që do të tenderohet në valën e 35 – të
Ndërmarrja e Re Vërnica SH.P.K. – Tokë bujqësore, me lokacion në fshatin Vërnicë, komuna e Vushtrrisë, përafërsisht përfshinë 13 hektar tokë.
Ndërmarrja e Re 17 Nëntori tokë dhe ndërtesë komerciale Sh.P.K. – Kjo ofertë mundëson një rast të jashtëzakonshëm për të blerë 1.62 ha tokë, së bashku me objekte të hapura me përafërsisht 200 m² e përshtatshme për qëllime komerciale. Toka ndodhet në udhëkryq të rrugës Prishtinë – Shkup dhe Gjilan – Ferizaj dhe afër një kilometër larg qendrës së qytetit të Ferizajt.
Ndërmarrja e Re Shtime Toka Bujqësore III Sh.P.K. ofron tokë bujqësore me sipërfaqe përafërsisht 34207 m² (3 ha 42 ari 7 m²) në një pjesë atraktive të Shtimes. Prodhimtaria e produkteve bujqësore mund të rritet dukshëm me investime përkatëse.