LAJMI I FUNDIT:

Nxënësi suspendohet për shkak të çipsit

Nxënësi suspendohet për shkak të çipsit

Një nxënës nga Liverpooli është suspenduar nga shkolla për shkak së ishte marrë me “kontrabandë” të çipsave, në shkollën ku nuk lejohen madje as pijet kalorike.

Nxënësi problematik 12-vjeçar, është zënë për herë të dytë duke shitur çipsa në shkollë, me një çmim prej 50 centë.

Babai i djaloshit ka bërë të ditur për mediat lokale, se i biri i tij kishte vepruar asisoj për shkak të fitimit që i kishte sjellë shitja e çipsit, pasi brenda ditës fitonte deri në 15 funte.

I gjithë rrëfimi bëhet edhe më interesant, pasi që edhe babai i tij ishte zënë nga policia duke shitur pije para shkollës. /Telegrafi/