LAJMI I FUNDIT:

Nusja e trashë që ka angazhuar menaxher privat për llogaritë e saj virtuale (Foto)

Nusja e trashë që ka angazhuar menaxher privat për llogaritë e saj virtuale (Foto)

Lehtësia për ta treguar shpirtin e prishur është një prej veprimeve më të tmerrshme që haset nganjëherë në internet. Megjithatë, nganjëherë, kjo gjuhë e urrejtjes nxit kundër reagim të hatashëm të atyre që i dalin në mbrojtje viktimës.

Mzznaki Tetteh, infermiere ganeze, ka fituar zemrat e miliona adhuruesve në rrjetet sociale pasi kishte shprehur me dashamirësi dashurinë e saj për burrin dhe nuk ishte lodhur fare të merrej me paragjykimet dhe fyerjet që ishin adresuar kundër saj pas publikimit të fotografive të saj që ia nxirrnin linjat e gjymtyrëve të plota.

222


Heroina

Një armatë njerëzish i kanë shkruar në profil pasi kishte shumë prej komentuesve që më parë nuk kishin kursyer fjalët fyese ndaj saj. Dhe meqë nuk kishin mbetur edhe disa javë para se ta vishte fustanin e nusërisë, Tetteh kishte postuar disa fotografi të gëzimit e haresë më të dashurin, transmeton “Koha Ditore”.

Në profilin e saj në “Instagram” shihet teksa kalon çaste lumturie teksa shikon syrin e aparatit, me të dashurin në krah.

Por disa njerëz shpirtprishur kishin mendime krejtësisht të tjera për fotografitë e Tetteh. Nuk lanë gjë pa thënë. Kishte prej atyre që kishin shkruar edhe RIP – shprehje e shkurtër angleze për “U prehsh në paqe”.

Një tjetër kishte shkruar në fotografinë e Tetteh mbështetur për muri e me të dashurin që e mban para duarsh: “Nuk ka dyshim se i gjori mezi po e mban”.

333

Dhe një pjesë tjetër e komentuesve të saj vendosën t’i dilnin në ballë kësaj fryme të fyesve. Terezinë nuk ia kishin prishur komentet negative as Tetteh.

“Komentet tuaja me gjepura nuk po ma prishin lumturinë”, shkruante në reagimin e saj. Dhe krejt papritur është shndërruar në heroinë, duke marrë përkrahjen e shumë anëtarëve të rrjeteve sociale.

Adhuruesit e saj në Instagram e Facebook janë legjion i tërë njerëzish. Në momentin e postimit kishte më shumë se 40 mijë ndjekës në Instagram dhe më shumë se 4.600 miq në Facebook.

Ajo ka aq shumë përkrahës, saqë raportohet se ka angazhuar menaxher privat për llogaritë e saj virtuale.

Në trend Fun

Më shumë
Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Një shtëpi me dy dhoma gjumi në Angli ka dalë në ankand për vetëm 10 funte - por duhet të mendoni mirë para se të vendosni ta blini atë

Interesante
Pas përmbytjeve të mëdha, kafshët arratisen nga një kopsht zoologjik në Nigeri – struci dhe krokodili “shëtitën” në qytet

Pas përmbytjeve të mëdha, kafshët arratisen nga një kopsht zoologjik në Nigeri – struci dhe krokodili “shëtitën” në qytet

Interesante
Prezantuesja me gjasë mendonte se kishte një pushim reklamash, por shikuesit mund ta shihnin atë duke “gjurmuar” në telefonin e saj

Prezantuesja me gjasë mendonte se kishte një pushim reklamash, por shikuesit mund ta shihnin atë duke “gjurmuar” në telefonin e saj

Interesante
Kështjella misterioze e përrallave moderne në Poloni që është ndërtuar në një ishull artificial në një liqen

Kështjella misterioze e përrallave moderne në Poloni që është ndërtuar në një ishull artificial në një liqen

Interesante
Sqarim

Sqarim

Të ftuarit

Të ftuarit

Kalo në kategori