LAJMI I FUNDIT:

Numri i të papunëve në Itali arrin në 5 milionë

Numri i të papunëve në Itali arrin në 5 milionë

Instituti për kontrollin e tregut të punës në Itali njoftoi shtimin e nivelit të papunësisë në këtë vend.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga instituti Bruno Trentin, flitet për ndikimin e krizës ekonomike në nivelin e papunësisë në Itali dhe thuhet se ky nivel është shtuar shumë në krahasim me periudhën përpara krizës së vitit 2007.

Numri i të papunëve dhe atyre që marrin asistencë sociale në tre muajt e tretë të vitit 2014 është regjistruar 5 milion persona.


Ndërsa sindikata Abt Cgil, thotë se infrastruktura e tregut të punës e cila zakonisht në tre muajt e tretë të vitit qëndron stabile, është përkeqësuar akoma më shumë. /Telegrafi/