Gjykata e Tiranës ka deklaruar të fajshëm një 36-vjeçar, të akuzuar për “ngacmim seksual” të motrës së tij të mitur, raporton “Panorama”.
Sipas Gjykatës, i pandehuri Ilir S. ka ngacmuar familjaren e tij, të cilën e kishte motër vetëm nga njëri prind.
Referuar kallëzimit të të dëmtuarës, ngjarja ka ndodhur gjatë muajit maj 2016, kur i pandehuri e ka ngacmuar, duke mos ngurruar edhe ta prekë atë në pjesë të ndryshme të trupit.
Pas ballafaqimit të provave, Gjykata vlerësoi të provuar akuzën e ngritur ndaj të pandehurit. Ai u dënua me 4 vjet e 6 muaj burg, dënim nga i cili përfitoi uljen e një të tretës për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Në të njëjtin gjykim, ai u shpall fajtor edhe për akuzën e “vjedhjes”, episod i konsumuar në një banesë në kryeqytet, ku ai ka vjedhur një televizor dhe një telefon celular.
Sipas vendimit të Gjykatës, kallëzimi i 36-¬vjeçarit për “ngacmim seksual” është bërë nga motra e tij.
E dëmtuara I.K. ka deklaruar se shtetasi Ilir S. e ka ngacmuar atë seksualisht disa herë në banesën e saj.
Ajo ka rrëfyer se, për shkak se të pandehurin e ka vëlla vetëm nga njëri prind, ai ka shkuar të jetojë në banesën e të dëmtuarës dy muaj para kallëzimit.
Vetëm një javë pasi ka ardhur të jetojë aty, ai i ka thënë të dëmtuarës që nuk e donte si motër, por si të dashur.
Këtë gjë ia thoshte vazhdimisht me fjalë, pa kryer veprime.
Sipas kallëzimit të saj, kjo situatë ka ndryshuar pak ditë më vonë. Në një nga ato ditë, kur është kthyer nga shkolla në banesë, ajo ka gjetur vëllanë e saj aty. Ky i fundit, i pandehuri Ilir, e ka puthur në qafë dhe e ka prekur në trup.
Nga kallëzimi i cituar në vendimin e Gjykatës, një situatë e ngjashme është përsëritur edhe në një nga ditët në vazhdim, ku e dëmtuara i ka thënë se nëse do të vazhdonte të kryente të tilla veprime, do ta denonconte atë në polici.
Për shkak të situatës së pazakontë, e dëmtuara është konfliktuar edhe me një nga anëtarët e tjerë të familjes së saj dhe pas këtij momenti, është larguar nga banesa, duke qëndruar te një mikeshë e saj.
Gjatë kësaj kohe, e mitura ka shkuar në një nga komisariatet e policisë, ku ka kallëzuar veprimet e vëllait të saj.
Në arsyetimin e vendimit, Gjykata shprehet se vepra penale është kryer nga ana e të pandehurit me faj në formën e dashjes së drejtpërdrejtë, pasi ai ka parashikuar kundërligjshmërinë e veprimeve të tij dhe pasojat e veprës.
Sipas Gjykatës, gjatë hetimit dhe gjatë gjykimit, i pandehuri nuk e ka pranuar akuzën e “ngacmimit seksual”.
Në fazën e konkluzioneve të mbrojtjes ai ka kërkuar pafajësi në lidhje me këtë akuzë. Ndërkohë ai ka pranuar akuzën e “vjedhjes”, për të cilën edhe ka shfaqur pendesë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur