Autoritetet e sektorit të shëndetësisë në Brazil nuk lejojnë sjelljen në vend të “Sputnik V”, megjithëse 14 shtete federale braziliane kanë nënshkruar kontrata me prodhuesin rus të kësaj vaksine.
Enti Kombëtar brazilian për Kontrollin e Shëndetit (ANVISA) ka marrë vendim kundër pranimit në vend të vaksinës ruse “Sputnik V”. Në argumentimin e vendimit thuhet, se mungojnë “të dhëna konsistente dhe të besueshme”. Vendimi është marrë në unanimitet.
“Ne nuk do të lejojmë që miliona brazilianë të përdorin një produkt, i cili nuk i është kontrolluar si duhet cilësia, siguria dhe efekti”, tha presidenti i ANVISA-s, Antonio Barra Torres.
Kurse drejtori i ANVISA, Machado Campos theksoi se vendimi vlen vetëm për këto momente.
Sipas njoftimit, janë vënë re parregullsi si gjatë zhvillimit ashtu edhe gjatë prodhimit të vaksinës vektoriale. Ato përfshijnë të tri fazat e testimit klinik.
Vaksinat viktoriale janë një lloj vaksine e re, që bën pjesë në grupin e vaksinave gjenetike dhe ndryshojnë nga vaksinat klasike. Vaksinat gjenetike nuk hedhin në trup një antigjen të caktuar, por hedhin materialin gjenetik dhe në bazë të tij trupi e krijon vetë antigjenin, për shembull prodhon vetë proteinën e mikrobit, i cili nxit reagimin e sistemit imunitar. Në këtë mënyrë, një pjesë e procesit të prodhimit të vaksinës, që duhet të kryhet në laborator, bëhet në vetë trupin e njeriut.
Porosi për mbi 30 milionë doza
Duke pasur parasysh gjendjen dramatike të krijuar nga COVID-19, 14 shtete federale të vendit më të madh latinoamerikan, patën porositur importin e “Sputnik V” duke nënshkruar edhe kontratat për blerjen e 30 milionë dozave. Qeveria qendrore bëri porosi për dhjetë milionë doza të tjera.
Pala ruse e kritikoi ashpër vendimin.
“Shtyrja e dhënies së lejes nga ANVISA për ‘Sputnik V’ ka karakter politik dhe nuk ka të bëjnë me qasjen te informacionet apo shkenca”, bëri të ditur prodhuesi i vaksinës.
Ai fajësoi qeverinë amerikane, e cila duhet të ketë bindur Brazilin që të mos përdorë vaksinën. Kremlini nuk donte të fliste për përmbajtjen e rastit në fjalë. Për ta bërë këtë mungojnë informacionet, tha një zëdhënës i presidentit Vladimir Putin.
Rusia e lejoi “Sputnik V” të futej në treg në muajin gusht vitin e kaluar, pa përfunduar ende studimet e zakonshme shkencore. Kjo shkaktoi refuzim të rretheve shkencore në gjithë botën.
Ndërkohë, të paktën 60 vende kanë aprovuar përdorimin e vaksinës. Së fundmi ishte India që lejoi marrjen e saj për arsye emergjente. Në kuadrin e të ashtuquajturës Rolling Reviews, Enti Evropian i Licensimit të Medikamenteve (EMA), filloi në muajin mars një proces testimi.
Gjatë këtij procesi kontrollohen rezultatet e testimeve, megjithëse nuk janë ende të pranishme të gjitha të dhënat dhe nuk është bërë ende kërkesë për marrjen e lejes.
Me 210 milionë banorët që ka, Brazili është kthyer në një nga pikat e nxehta të pandemisë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, 390 mijë pacientë kanë humbur jetën në Brazil nga COVID-19. Në krahasim me vendet e tjera të botës, Brazili ndodhet në vend të dytë, pas SHBA për numrin e madh të rasteve. Deri tani 27 milionë brazilianë kanë marrë dozën e vaksinës, gati 12 milionë kanë marrë edhe gjilpërën e dytë të vaksinës AstraZeneca dhe Sinovac. Edhe vaksinat e BioNTech/Pfizer dhe Johnson & Johnson kanë marrë lejen e përdorimit. Por ato nuk kanë shkuar ende në Brazil. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë “sa më shpejt të jetë e mundur”, beson se ‘kostoja dhe barra’ e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania