LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka krizë globale për grurin

Nuk ka krizë globale për grurin

Ndikimi i kufizimit të eksportit të të lashtave në Rusinë e prekur nga zjarret, nuk mund të krahasohet me situatën në tregun global të lëndëve të para në sezonin 2007/08, e cila çoi në rritjen e madhe të çmimeve të ushqimeve në botë dhe në trazira sociale, ka vlerësuar Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

OECD-ja thekson se rezervat globale sot janë më të mëdha se para dy apo tre vjetëve (afër 50 % më shumë se në fillim të vitit 2008), dhe në bazë të kësaj nuk ka bazë të flitet për krizën globale bujqësore, transmeton Reuters.

Prapa ngritjes aktuale të çmimeve të drithërave, veçanërisht të grurit, nuk qëndrojnë faktorët fondamentalë të kërkesës e ofertës, por “pritjet e tregut”. /Telegrafi/