LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka fitues në Gjilan, Gjilani dhe Trepça ’89 luajnë baras

Nuk ka fitues në Gjilan, Gjilani dhe Trepça ’89 luajnë baras

Gjilani dhe Trepça ’89 janë ndarë në barazim 1-1 në ndeshjen e javës së 24-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Gjilani e nisi për mrekulli ndeshjen dhe vetëm pas dy minutave lojë e gjeti golin e parë.

Ishte mbrojtësi anësor Endrien Magani që harkoi bukur në zonë ndërsa Wilber Perez realizoi me kokë për 1-0.


Edhe pas golit të shënuar Gjilani rrezikoi në minutën e 10-të me Keita Aziz, por që goditja e tij e fuqishme përfundoi pranë portës së mysafirëve.

Mysafirët nga Mitrovica deri në fund të pjesës së parë patën tri raste shënimi, dy herë me Hasan Hysenin dhe një tjetër me Frenck Herman, por që goditjet e tyre nuk ishin të sakta.

Në anën tjetër për Gjilanin rrezikoi Ansi Nika dhe Lila por që topi nuk përfundoi në rrjetë.

Me të filluar pjesa e dytë, ‘Minatorët’ arritën ta barazonin rezultatin në 1-1 pasi Hasan Hyseni rezili nga afërsia.

Pas barazimit të rezultatit, Gjilani vazhdoi sulmet në drejtim të portës së Trepçës ’89.

Edison Kqiku, Keita Aziz dhe Keita Razak kishin raste të mira shënimi, por pa arritur ta dërgonin topin në rrjetë.

Kësisoj ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, me Gjilanin që zë pozitën e gjashtë në tabelë me 33 pikë, ndërsa 89-shi është një pozitë më poshtë me 29 pikë.

Në javën e ardhshme, Gjilani luan në udhëtim te Drenica, ndërsa Trepça ’89 pret Flamurtarin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Kalo në kategori