LAJMI I FUNDIT:

“Nuk e dua më as edhe një euro nga ta, dua të largohem” – Luis Alblerto shpall divorcin para kohe me Lazion

“Nuk e dua më as edhe një euro nga ta, dua të largohem” – Luis Alblerto shpall divorcin para kohe me Lazion

Luis Alberto tronditi fansat duke njoftuar drejtpërdrejt në televizion se ai “tashmë i ka kërkuar klubit të më ndërpresë kontratën” në mënyrë që të mund të largohet këtë verë.  

Mesfushori kishte qenë pranë largimit disa herë në vitet e fundit, për të ndryshuar gjithmonë mendjen, por këtë herë situata duket të jetë ndryshe.

“Javët e fundit kanë qenë të vështira për mua. Nuk e di se cili do të jetë projekti, por mund të them se sigurisht që nuk do të jem pjesë e projektit për sezonin e ardhshëm”.


“Unë tashmë i kam kërkuar klubit të më ndërpresë kontratën, nuk dua të marr një euro më shumë nga Lazio. Unë mendoj se është koha tani për të hequr dorë. Ky klub më ka dhënë shumë, por ka ardhur koha që të largohem dhe t’ua lë të tjerëve”, ka thënë Luis Alberto për DAZN.

31-vjeçari është nën kontratë deri në qershor të vitit 2027, kështu që mbetet për t’u parë nëse ai kërkon një transferim apo thjesht ndërpret marrëveshjen para kohe.

Luis Alberto në luftë me Lazion: Ata blen aeroplan, nuk na paguajnë pagat tona
Lexo po ashtu Luis Alberto në luftë me Lazion: Ata blen aeroplan, nuk na paguajnë pagat tona

Si pjesë e shitjes së tij te Lazio për 4 milionë euro në vitin 2016, Liverpoolit i detyrohet 30 për qind e tarifës së transferimit të tij të ardhshëm.

Luis Alberto ka bërë 302 paraqitje me fanellën e Lazios, duke kontribuar 51 gola dhe 76 asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Premier League
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
Kalo në kategori