LAJMI I FUNDIT:

Nuk do të ketë rritje të rrogave

Nuk do të ketë rritje të rrogave

Përfundimisht nuk do të ketë rritje të rrogave ashtu siç ishte premtuar nga qeveria në largim e Kosovës.

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave, Bedri Hamza, tha se arsyeja e mosimplementimit të vendimit të qeverisë është për shkak të zgjedhjeve të stërzgjatura.

Po sipas tij, vendimi i qeverisë është vendim i cili do të implementohet pas konstituimit të parlamentit dhe miratimit të buxhetit nga deputetët.

Ndërkaq, kryetari i BSPK-së, Haxhi Arifi, edhe pse ka qenë i zëshëm për realizmin e rritjes së rrogave të premtuara nga qeveria, ai të martën nuk ka dashur të bëjë komente për mosrealizimin e vendimit të qeverisë. Ai ka thënë se BSPK këtë do ta komentojë të mërkurën në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/