LAJMI I FUNDIT:

Nuk do të ketë më shtyrje të afatit për legalizim të objekteve

Nuk do të ketë më shtyrje të afatit për legalizim të objekteve

Procesi i regjistrimit për legalizimin e objekteve pa leje në komunën e Prishtinës, por edhe në të gjithë Kosovën do të përfundojë më 11 qershor.

Sipas zyrtarëve nuk do të ketë shtyrje të afatit për regjistrim, përderisa në nivel vendi, për regjistrim të ndërtimeve pa leje deri më tani kanë arritur mbi 235 mijë aplikacione. Ndërsa vetëm në Prishtinë numri për regjistrim të objekteve, ka arritur në rreth 45 mijë.

Kanë mbetur edhe tre javë kur do të përfundojë afati ligjor për aplikim për regjistrimin e objekteve të ndërtuara pa leje.


Shefi i sektorit të urbanizmit, Hazir Zhitia, tha për Radio Kosovën, se në komunën e Prishtinës procesi është i suksesshëm.

Sipas tij, deri më tani në komunën e Prishtinës, janë pranuar rreth 45 mijë kërkesa për legalizim të objekteve.

“Numri i regjistrimeve ka arritur në rreth 45 mijë, është numër i përgjithshëm i të gjitha ndërtimeve në territorin e Komunës së Prishtinës, duke llogaritur edhe fshatrat dhe zona të tjera të qytetit pa leje të regjistruara, kjo është një shifër e ndërtimeve pa leje në të gjitha kohërat në territorin e komunës së Prishtinës”.

Zhitia bëri të ditur se të gjitha aplikacionet do të trajtohen, por do të legalizohen vetëm ato që i plotësojnë kushtet.

Zyrtarisht me 11 qershor do të përfundoj afati i aplikimit për regjistrim të ndërtimeve pa leje, projekt ky që e mbart Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

Shefi i divizionit për ndërtime në këtë ministri, Xhemajl Metolli, bën të ditur se “shtyrje të afatit nuk do të ketë për regjistrim pas datës 11 qershor, dhe pas asaj date deri me 16 shtator koha do të shfrytëzohet për shqyrtimin e ankesave të mundshme të qytetarëve rreth asaj se a janë përfshirë në regjistër apo jo për trajtimin e ndërtimeve pa leje”.

“Komunat veriore dhe komuna e Podujevës janë të vetmet që nuk i janë përgjigjur këtij procesi”, tha Metolli.

Ai tha se janë duke shikuar mundësinë që të diskutojnë, se pse një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Ndryshe, procesi i regjistrimit për ndërtimin e objekteve pa leje, është dashur të përfundoj në shkurt të këtij viti, por është shtyrë për shkak të kërkesave të mëdha për aplikim për regjistrim të objekteve pa leje.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë të drejtën të kërkojnë “një javë pune katër-ditore”

Punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar mund të kenë të drejtën të kërkojnë “një javë pune katër-ditore”

Botë
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Kalo në kategori