LAJMI I FUNDIT:

Normat e larta të kredive shkatërrojnë biznesin

Normat e larta të kredive shkatërrojnë biznesin

Normat e interesit të kredive në Kosovë paraqesin një barrë të madhe financiare për të gjithë kredimarrësit e në veçanti për bizneset që janë promotor i zhvillimit ekonomik.

Ndërkohë që vështirësia në marrjen e kredive pengon hapjen e bizneseve të reja dhe ndikon në stagnimin e bizneseve aktuale, e që njëkohësisht afekton gjenerimin e vendeve të reja të punës.

Kështu ka thënë në një intervistë për “Zëri”, Fisnik Reçica, hulumtues i lartë në institutin “Riinvest”.

Sipas tij, ngurtësia afatgjate e këtyre normave përkundër rritjes së konkurrencës së tregut, krijon dyshime për ndonjë marrëveshje mbi kontrollin e normave të interesit, të cilat duhet të trajtohen nga Komisioni i Konkurrencës.


“Kamatat e larta gjithashtu mund të sjellin një selektim të pafavorshëm të bizneseve kredimarrëse nga bankat, për shkak të rritjes së kërkesës për kredi nga bizneset me prirje më të madhe ndaj rrezikut të kthimit të kredive në njërën anë dhe uljen e kërkesës për kredi nga kredimarrësit seriozë në anën tjetër. Një gjë e tillë mund të rrisë nivelin e kredive joperformuese dhe riskut kreditor që rezulton negativisht edhe në vetë performancën e bankave”, tha Reçica. /Telegrafi/