LAJMI I FUNDIT:

Nokia shet Vertun?

Nokia shet Vertun?

Sipas një shkrimi në Financial Times, Nokia është duke bërë bisedime në lidhje me shitjen e Vertu, degë e saj që merret me prodhimin e telefonave mobil luksoz.

Sipas pohimeve bisedimet janë në fazën e avancuar, e Vertu pritet ti shitet fondit privat investues Permira për përafërsisht 200 milion euro.

Vertu është më i njohur për telefonat e vet mobil jashtëzakonisht të shtrenjtë nga metalet fisnike dhe zbukurimet nga guri i çmuar. Këtë vit kompania paraqiti tri modele në lidhje me vitin kinez të kuçedrës, të cilët në kapakun e baterisë kanë kuçedrën gravurë punë dorë. /Telegrafi/