LAJMI I FUNDIT:

Nokia shet 2.5 milionë Lumia 920 dhe 820!

Nokia shet 2.5 milionë Lumia 920 dhe 820!

Yahoo! China ka publikuar disa të dhëna për modelet e reja të telefonave Nokia Lumia 920 dhe Lumia 820. Sipas faqes, raportohet se prodhuesi i famshëm finlandez, kompania Nokia ka shitur më shumë se 2.5 milionë njësi të Lumia 920 dhe 820, përmes porosive online.

Raporti është publikuar pasi Nokia ka lansuar linjën e saj të telefonave Lumia që mbështeten në Windows Phone 8 në një ngjarje në Hong Kong.

Menjëherë pas lansimit, Nokia ka shitur të gjitha njësitë e saj të telefonave Lumia në Amazon, ndërsa njerëzit komentonin se kompania nuk ka vënë sasi të mjaftueshme në treg.

Mirëpo, lajmi më i mirë në këtë mes është se Nokia po prodhon modele të cilat po pëlqehen nga njerëzit, dhe me sa duket kompania tani ka arsye për të festuar. Një trend i tillë i shitjes nuk është parë për një kohë të gjatë tek kjo kompani. / Telegrafi /