LAJMI I FUNDIT:

Nokia sërish dëshiron të prodhojë telefona!

Nokia sërish dëshiron të prodhojë telefona!

A do të mundet kompania finlandeze edhe një herë të sjell në tregun botëror produktin e saj më të famshëm?

Nokia, ish-perandori i botës për telefona mobil, ka deklaruar se ajo dëshiron të depërtojë sërish në tregun global.

Në një intervistë të menaxherit të saj kryesor, Rajeev Suri janë bërë të ditura synimet e kompanisë. "Ne do të shikojmë për partnerët e përshtatshëm", ka thënë ai. "Microsoft bën telefona mobil. Ne thjesht do t’i dizajnojmë modelet e reja, pastaj do ta shohim nëse marka do të jetë në dispozicion për licencë".

Pas marrjes së njësisë mobile të Nokia, Microsoft e gjeti veten përgjegjëse në një biznes që nuk i ka sjellur shumë para dhe me të cilin pothuajse nuk ka arritur të bëjë asnjë tërheqje me konsumatorët: pjesa e saj e tregut mobil është raportuar të jetë aq e ulët sa tre për qind.


Edhe në qoftë se Nokia gjen një partner të përshtatshëm, kompania do të jetë e detyruar për të pritur. Sipas kushteve të marrëveshjes së saj me Microsoft, kompania është e kufizuar nga përdorimi i markës Nokia deri në tremujorin e katërt të vitit 2016. (Telegrafi)