LAJMI I FUNDIT:

Nokia Lumia 735 vjen në Evropë më 2 tetor

Nokia Lumia 735 vjen në Evropë më 2 tetor

Para pak kohësh ishte thënë se Nokia Lumia 735 i zhbllokuar (pa kontratë me operatorët mobil) do të debutonte në Mbretërinë e Bashkuar prej datës 1 tetor, ndërsa tani Microsoft e ka konfirmuar se modeli i ri i telefonit të saj - Lumia 735 do të paraqitet në tregun britanik nga 2 tetori i këtij viti.

Modeli i ri i Microsoft Lumia 735 bazohet në Windows Phone 8.1, ndërsa Microsoft po e promovon telefonin sikur një model që do të njihet për fotografitë “selfie”.

Telefoni i ri do të jetë i pajisur me ekranin prej 4.7 inç në OLED që ka rezolucionin në HD me1280 x 720 pikel, ndërsa ofron edhe procesorin quad core 1.2GHz Snapdragon 400.

Karakteristikat tjera të Microsoft Lumia 735 përfshijnë edhe 1GB RAM dhe 8GB memorie të brendshme me portin për microSD, që mund ta zgjerojë hapësirën e telefonit deri në 128GB.


Lumia 735 ofron edhe kamerën e përparme me 5MP për selfie, ndërsa kamera e pasme është 6.7MP me ndriçuesin LED. Telefoni ofron edhe lidhjet për rrjetet 4G LTE, WiFi dhe Bluetooth. (Telegrafi)