LAJMI I FUNDIT:

NLB ia beson sigurimin Balkan Internacional

NLB ia beson sigurimin Balkan Internacional

Jemi të vetëdijshëm se një proces i tillë është i vështirë për punëtorët e sigurimit të NLB Prishtina e të cilët pas vendimit të Këshillit Drejtues duhet të kalojnë në kompani tjetër, ashtu siç ishte edhe procesi i bashkimit të të dy bankave në kuadër të një banke me pronar të ri. Mirëpo, kjo është çështje e kohës dhe e kushteve të krijuara në të cilat sikurse ne ashtu edhe çdo punëtor tjetër duhet t’iu përshtatet, tha drejtori menaxhues i NLB, Albert Lumezi

Sipas tij,Procesi i harmonizimit me grupin NLB ka filluar që nga Korriku i vitit 2007 që d.m.th. menjëherë pas shitjes së të dy bankave: brk-së dhe KSB-së dhe
në kuadër të këtij procesi është paraparë që edhe çështja e sigurimit të pronës dhe personelit të kalojnë në një kompani të specializuar e cila merret me këtë veprimtari, meqenëse siç dihet veprimtaria e bankës nuk parasheh një aktivitet të tillë.

" Për këtë arsye, harmonizimi me standardet e NLB grupit, kanë ndikuar që edhe Këshilli Drejtues i NLB Prishtina të bie vendimin që punët e sigurimit të pronës dhe personelit të kalojnë në kompani të specializuar. Kompania e përzgjedhur është kompania "Balkan International", me të cilën janë zhvilluar bisedime për kalim sa më të suksesshëm të aktiviteteve të sigurisë tek kjo kompani", tha ai.

Në bazë të bisedave të zhvilluara është arritur marrëveshja që të gjithë punëtorët (gjithsejtë 183) të cilët i plotësojnë kushtet ligjore të kalojnë në kompani sigurimi me një kontratë fillestare me kompaninë në afat prej 6 muajve.


"Me këtë rast janë marrë parasysh edhe vërejtjet e punëtorëve të sigurimit të NLB Prishtina. Në kompaninë e lartpërmendur punëtorët e transferuar do të kenë mundësi të trajnimit adekuat me ç ‘ rast edhe do të mbajnë të drejtat të cilat i kanë gëzuar edhe në NLB Prishtina", perfundoi Lumezi.