LAJMI I FUNDIT:

Njëzet vjet nga “Seksi dhe qyteti” – një revolucion global!

Njëzet vjet nga “Seksi dhe qyteti” – një revolucion global!
SEX AND THE CITY, Cynthia NIxon, Sarah Jessica Parker, Kristin Davis, Kim Cattrall, 1998-2004, © HBO / Courtesy: Everett Collection

Si asnjë emision televiziv më parë, ka fuqizuar gratë në Azi për të folur rreth seksit dhe për të kërkuar më shumë nga një lidhje, shkruan Jennifer keishin Armstrong, transmeton Telegrafi.

Aktorja japoneze, Yuko Nagashima, ishte e shqetësuar kur për herë të parë merr punën t’i japë zë karakterit Carrie Bradshaw, në versionin e sinkronizuar të fenomenit televiziv amerikan, “Sex and the City” (“Seksi dhe qyteti”). Seksi, mbi të gjitha, nuk ishte diçka që gratë japoneze e diskutonin hapur dhe në mënyrë noshalante si Carrie dhe shoqet e saj. “Pyesja veten se si do të përshtatet me publikuan e rezervuar japonez”, tha Nagashima për The Wall Street Journal. “Por, shpejt e kuptuam se ‘Seksi dhe qyteti’ prek çështjet e rëndomta për gratë, si dashuria, seksi, partnerët, karriera etj. Këto çështje janë universale për të gjitha gratë, pavarësisht se ku. Mendoj se kjo është arsyeja pse iu përshtat grave japoneze”.


Nagashima do të bënte zërin e Carriet në të gjitha seritë, si dhe në dy filmat pasues. Por, Japonia nuk ishte vendi i vetëm jashtë Amerikës, i uritur për çdo grimë të “Seksit dhe qytetit” që mund të merrte.

Duke filluar nga sezoni i dytë në HBO, në SHBA në vitin 1999, seriali nisi të jepet te audienca të mëdha, në shtetet si: Australia, Irlanda, Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania ndër të tjera, që u përfshinë në aventurat njujorkeze të Carriet dhe shoqeve të saj: romantikes Charlotte, Mirandas praktike dhe seksi Samanthas.

Tani, teksa “Seksi dhe qyteti” feston 20-vjetorin e premierës, ajo mbetet forcë e madhe globale që vazhdon të transmetohet dhe lë gjurmë në të gjitha industritë: seria p.sh. i dha famë ndërkombëtare këpucëve Manolo Blahnik, ëmbëlsirave në gotë nga Magnolia dhe shumë brendeve tjera. Megjithatë, suksesi ka qenë veçanërisht i habitshëm në vendet më konservatore të Azisë dhe të Lindjes së Mesme, ku është vlerësuar, imituar dhe ndaluar . Por, kurrë nuk hasi në indiferencë.

Sensi i lirisë te “Seksi dhe qyteti” ka tërhequr gratë japoneze qëkur u dha atje më 1999. Shfaqja bëri që ato ta përmendin me zë fjalën “seks” – sekkusu – raporton The Japan Times.

“Në Japoni ishte e fuqishme, sepse gratë e reja e gjetën zërin e tyre duke u bërë më kërkuese në lidhje”, tha Veronica Chambers, autorja e librit “Gejshat e kikboksit: Si po e ndryshojnë kombin, gratë moderne japoneze”. Këtë deklaratë ajo e dha për librin tim, “Sex and the City and Us” (Seksi dhe qyteti dhe ne”. “Ka kumbuar aspekti i fabulës së katër grave që presin princin në kalë, por edhe liria për modën dhe dukjen”.

Trendët tjerë të serisë u përhapën shpejt në tregjet e aziatike. Furra Magnolia me bazë në New York nisi trendin e ëmbëlsirave të saj në Japoni dhe në Kore të Jugut, si dhe në shumë shtete të Lindjes së Mesme, fal prezantimit të tyre më 2000 te “Seksi dhe qyteti”.

Edhe më vonë në vitet 2000, kur dolën dy filma “Seksi dhe qyteti”, heroinat e pavarura vazhduan të flasin drejtpërdrejt. “Këto cilësi duket se magjepsën gratë e Japonisë, të cilat ende janë të ngarkuara me presionin se duhet të veprojnë si kukulla të buta dhe të brishta, të gatshme të përkulen me mirësjellje ndaj burrave të cilët një ditë do t’i nderojnë me martesë”, ka shkruar Trenton Truitt në Japan Today. “Të shtyra vazhdimisht nga prindërit dhe nga shoqëria për të gjetur një burrë që të mos bartin turpin për t’u bërë ‘make-inu’ (qen i humbur), gratë japoneze ndërlidhen me problemet e marrëdhënieve në seri. Ato janë të fiksuara në gjetjen e Mr. Big-ut të tyre, detyrë e vështirë si në Tokio ashtu edhe në Manhattan”.

Në disa vende të tjera, si Singapori, versioni amerikan ishte i ndaluar. Kur seriali nisi të jepet në vitin 1999, ishulli konservator e ndaloi deri në vitin 2004 me disa ndryshime në ligjet e mediave dhe një version të pastruar – me heqje të skenave të seksit dhe fjalëve të “ndyta”.

Seriali mbeti tabu në disa rajone edhe vite më vonë. Në filmin “Sex and the City 2” të vitit 2010, me pushimet e personazheve në Abu Dhabi, producentët shpresonin të xhironin në Dubai. Por, zyrtarët e Dubait nuk i lejuan kur lexuan skenarin, ku përfshihej Samantha tek ua hedh prezervativët burrave në një qendër tregtare dhe një fjali për dashnorin potencial, “Lorencin e labisë (sipas filmit dhe personazhit historik ‘Lorenci i Arabisë’ – v.j.)”. Ata duhej të përcaktoheshin për Marokun. Filmi nuk u shfaq kurrë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kohët e fundit, Kina krijoi versionin e saj të “Seksit dhe qytetit”, të quajtur “Oda e lumturisë”. Ajo përqendrohet te pesë gra urbane dhe jetët e tyre të dashurisë, që ballafaqohen me temat tabu rreth seksit: p.sh. një karakter shqetëson të dashurin kur pranon se nuk është e virgjër. Natyrisht, kjo del shumë e zbutur për standardin amerikan të “Seksit dhe qytetit”, por ky është qëllimi: ky format po lejon që tregimet specifike për gratë të thuhen. Dhe nëse tabu është virgjëria, madje edhe Samantha do t’i duartrokasë kësaj. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Arkivi i panjohur i Ali Pashës: Fushata për të nënshtruar suliotët

Arkivi i panjohur i Ali Pashës: Fushata për të nënshtruar suliotët

Kulture
T’i dashuroj të gjitha të metat, përveç mungesës ...

T’i dashuroj të gjitha të metat, përveç mungesës ...

Fjala+
Torturat e tmerrshme që përdorën komunistët në Shqipëri

Torturat e tmerrshme që përdorën komunistët në Shqipëri

Kulture
VETMI

VETMI

Fjala+
Disa mendime për humorin

Disa mendime për humorin

Fjala+
“Po çmendem përsëri”

“Po çmendem përsëri”

Kulture
Kalo në kategori