LAJMI I FUNDIT:

Njëri po qante, tjetri po qeshte pas eliminimit nga FA Cup – pamje që tregojnë realitetin e Chelseat këtë sezon

Njëri po qante, tjetri po qeshte pas eliminimit nga FA Cup – pamje që tregojnë realitetin e Chelseat këtë sezon

Tifozët e Chelseat mbetën të zemëruar pasi panë reagimin e njërit prej lojtarëve të tyre me të përfunduar ndeshja ndaj Manchester Cityt.

Goli i Bernardo Silvës i mbajti ‘gjallë’ shpresat e Manchester Cityt për të fituar dy trofetë në Angli, teksa djemtë e Pep Guardiolës siguruan një fitore minimale me rezultat 1-0 në gjysmëfinale të FA Cup ndaj Chelseat.

City u rikthye tek rezultatet pozitive pas eliminimit nga Liga e Kampionëve në mesjavë, aty ku pësuan në penallti nga Real Madridi.


“Blutë e Londrës” në anën tjetër, shpërdoruan disa mundësi të mira shënimi dhe kështu do ta përfundojnë sezonin pa trofe.

Pas përfundimit të ndeshjes qarkulluan disa pamje ku veterani Thiago Silva kishte shpërthyer në lot, teksa pak metra larg tij Noni Madueke po buzëqeshte.

Kjo shkaktoi reagimin e tifozëve, që përmes platformës X treguan indinjatën e tyre ndaj Maduekes, duke e kritikuar për gjestin.

Një tifoz tha: Madueke është patetik.

Mjafton një gol i Bernardo Silvas, Man City mposht Chelsean për të kaluar në finale
Lexo po ashtu Mjafton një gol i Bernardo Silvas, Man City mposht Chelsean për të kaluar në finale

Një tjetër shtoi: Diferenca mes gjeneratave në një video.

Një i tretë tha: Mentaliteti është krejtësisht ndryshe.

Me që ra fjala, Manchester City do të presë në finale fituesin e ndeshjes Manchester United – Coventry City që do të zhvillohet të dielën./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Na shpëtoi disa herë", tifozët e Real Madridit lavdërojnë 'heroin e vërtetë' përballë Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Ylli i Barcelonës befason të gjithë me reagimin e tij për penalltinë e anuluar të Alvarez

Liga e Kampionëve
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Premier League
Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

La Liga
Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Premier League
Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Arne Slot i çon një mesazh Van Dijkut pasi holandezi është afër kalimit tek gjiganti evropian

Premier League
Kalo në kategori