Daut Dauti: “Britania dhe çështja shqiptare gjatë rënies së Perandorisë Osmane 1876-1914”, botoi Logos, 2020, faqe 456.
Nga: Jusuf Buxhovi
Roli dhe rëndësia e Britanisë së Madhe në çështjen shqiptare nga Kriza Lindore e deri te Pavarësia shqiptare, deri më tani, nuk ka gjetur trajtim të duhur në historiografinë shqiptare. Madje, edhe kur është prekur, kanë munguar faktorët meritorë siç është pasqyrimi i dokumenteve autentike si dhe vendit dhe rolit të politikës autentike britanike në rrethanat e kohës, veçmas në ato që përcollën procesin e shembjes së Perandorisë Osmane e deri te pavarësia e shtetit shqiptar. Në mungesë të tyre, kemi paraqitjen fragmentare, të shumtën të ndërtuar mbi stereotipat e qëndrimeve që ka ofruar historiografia e njëanshme serbe, ruse dhe pjesërisht ajo gjermane, ose ato të klisheve të njohura ideologjike të cilat rolin e veçantë të Britanisë në këto zhvillime e kanë interpretuar njëanshëm, prej nga është krijuar përshtypja e gabuar për rolin e saj në përputhje “me interesat hegjemoniste”, të afërta me ato franceze-ruse në kuadër të Antantës.
Studimi i Daut Dautit paraqet përpjekjen e parë serioze të historiografisë sonë që pamja e politikës së Britanisë së Madhe në raport me çështjen shqiptare gjatë rënies së Perandorisë Osmane e deri te fillimet e Luftës së Parë Botërore, të shihet në një dritë tjetër – në përputhje me rolin e saj aktiv thuajse në të gjitha fazat e këtyre zhvillimeve, natyrisht në kuadër të interesave të veta që kanë qenë edhe “të veçanta” në rrethanat e konfrontimeve midis interesave austro-gjermane dhe atyre ruso-franceze, por që atë e kanë përfillur si një realitet në kuadër të ristrukturimeve të hartës së re politike dhe shtetërore europiane që filloi të marrë fizionominë e vetë nga Kongresi i Berlinit e deri te Konferenca e Ambasadorëve.
Merita e autorit, në këtë zhvillim, gjithsesi duhet parë te kompleksiteti i çështjes brenda për brenda përvijimeve politike britanike si dhe të raporteve me fuqitë e kohës ku Britania ka ndjekur interesat e veta strategjike dhe ekonomike në Lindje të Afërme dhe atë të Mesme. Problematika e parë trajtohet me një qasje serioze tek pasqyrimi i asaj që emërtohet si “Periudhë e Post-Berlinit”, pra te koncepti i “Liberalizimit britanik dhe Ballkani” e ku përfshihet edhe “Politika e jashtme britanike dhe çështja shqiptare 1883-1903”, me ç’rast, thuajse për herë të parë hidhet dritë tek qasja liberale e Komitetit Ballkanik rreth autonomisë së Maqedonisë, me çka fillon edhe faza e implikimit të drejtpërdrejtë të politikës britanike në pjesën evropiane të Perandorisë Osmane mbi bazat e konceptit Gladstoneit i njohur edhe si “Britannian Pacificatrix”, prej nga, në zhvillimet e mëvonshme, çështja shqiptare do të marrë një dimension politik me angazhimin e Auberty Herbertit në Komitetin për Shqipërinë dhe shtetin shqiptar, si një kauzë për çështjen kombëtare shqiptare ndër më të rëndësishme e kohës në radhën e fuqive të mëdha.
Natyrisht se dioptria e kundrimit të autorit përcjell me shumë vëmendje faktorët që ndikuan kapërcimin e politikës britanike nga ajo e Komitetit ballkanik rreth Maqedonisë tek çështja shqiptare, që mori përsipër Komiteti Shqiptar i përbërë nga autoritete të rëndësishme politike dhe diplomatike britanike që shtroi ndikim të madh në Konferencën e Londrës për njohjen e shtetit të pavarur shqiptar, ndonëse të përgjysmuar.
E arritur e mirë e këtij studimi që përthekon rolin e politikës britanike për çështjen shqiptare nga vitet 1886-1914 gjithsesi janë edhe kapitujt (VII) për Edith Durhamin dhe angazhimin e saj të madh që mbi pikëpamjet gladstoniane për Ballkanin edhe shqiptarët të vihen në mesin e popujve të Ballkanit, paçka se ky koncept mohonte parimin e nacionalitetit. Si dhe kapitulli (VIII), për Abrey Herbertin dhe rolin e tij të madh me Komitetin për Shqipërinë.
Pra, vepra si e tillë duhet të përkthehet në gjuhën angleze, meqë plotëson boshllëkun e studimeve serioze të kësaj natyre që ka lënë historiografia institucionale me ngarkesa ideologjike në Tiranë dhe Prishtinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAteistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Wilhelm zu Wied dhe Shqipëria në arkivat gjermane
Nëntëdhjetë mijë shkrepjet e mia të Diellit: Andrew McCarthy dhe fotografia më e mirë e tij
Bokaçio në skenë
Ndjenja universale dhe një finesë e veçantë: Poezia “Buzë lumit” e Mirko Gashit
HISTORIA E SHKATËRRUAR
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025