LAJMI I FUNDIT:

Një poster nga Kosova në thirrjen artistike për paqe në Gazë

Një poster nga Kosova në thirrjen artistike për paqe në Gazë

Flamuri i Palestinës është i lyer me gjak. Në pjesën e bardhë të simbolit shtetëror zënë vend katër pika gjaku. Ky është imazhi nga Kosova në ekspozitën që bën thirrje për paqe.

Posteri i krijuesit kosovar, Rrezeart Galica, "Gazza Massacre" (Masakra në Gazë), prej sot do të fillojë shëtitjen nëpër botë. Fillimisht do të zë vend në "Gaza Poster Exhibition" (Ekspozita e posterëve për Gazën), që u kushtohet viktimave të ditëve të fundit në këtë vend.

Posteri i ligjëruesit të Fakultetit të Arteve në Univetsitetin e Prishtinës është në mesin e 82 veprave të autorëve të vendeve të ndryshme të botës. Stacioni i parë i ekspozitës është qyteti Erzurum i Turqisë.


"Posterin e kam punuar këto ditë, i prekur nga ajo tragjedi që përjeton populli palestinez", ka thënë Galica.

Sipas tij, ky poster reflekton pikërisht atë përballje të përgjakshme që sot po përjeton Gaza dhe e që na kujtojnë edhe gjakderdhjen në luftën e Kosovës të shkaktuar nga regjimi serb i Slobodan Milosevicit.

Ekspozita që organizohet nga një komunitet disenjatorësh nga vende të ndryshe, ndër të cilët janë Orhan Ardahanli, Ihsan Çanakçi, Ferdi Ayaz e Mustafa Ozçyçek, ka karakter ndërkombëtar dhe synon sensibilizimin e opinionit për vuajtjet e palestinezëve. Në mesin e artistëve pjesëmarrës do të jetë edhe grafisti i njohur irlandez Christopher Scott.

Për Galicën, nëpërmjet sensibilizimit rritet presioni tek të gjitha autoritetet relevante, përfshirë mediat, që të ndalet masakra kundër fëmijëve të Palestinës. Faktin që merr pjesë në këtë ekspozitë që do të qëndrojë e hapur për dy muaj – në Turqi fillimisht e më pas nëpër vende të tjera të botës – Galica e sheh si një reagim nëpërmjet artit për gjendjen e rëndë në Gazë. Kolegët e tij që ekspozojnë në këtë ekspozitë vijnë nga vende që kanë ndihmuar Kosovën në kauzën e saj.

"Dhe artistë të të njëjtave vendeve sot reagojnë për gjakderdhjen në Gaza", ka thënë ai.

Krijimin artistik për Gazën e sheh si përmbushje të obligimit të një artisti. Bëhet fjalë për art të angazhuar që heq dorë nga indiferenca.

Arti që bën Galica shquhet për atë se jo gjithmonë ndalet vetëm tek estetikja. Mesazhi gjithmonë përthekohet në veprat e këtij grafisti. Ai shpesh reagon edhe ndaj situatës në Kosovë. "NO MORE" e realizuar me një kombinim vizash, ka qenë një reagim ndaj pamundësisë së kosovarëve për të lëvizur të lirë dhe apel për heqjen e vizave. Ky punim u ekspozua në Berlin dhe Gjenevë, Ankara etj. Kurse "tUNg" ka qenë një tjetër poster që bëri goxha bujë më 2004, si një “përshëndetje” për UN-in.

Në maj të këtij viti, me ftesë të Universitetit Anadolu të Turqisë, ai hapi edhe një ekspozitë personale, ku shfaqi 40 punime të zhanrit poster, print, photo.

Një muaj më herët, Galica u bë artisti i parë nga Kosova që ekspozoi në Muzeun e Posterit, në Varshavë të Polonisë. Në edicionin e 24-të të Bienales të Ndërkombëtare të Posterit në Wilanow të Varshavës, e cila është e para në botë e këtij zhanri, ai e ekspozoi posterin “The World is Mine" – një ironi dhe lojë fjalësh që në shikim të parë duket sikur "bota është e imja", por në fakt tërheq vërejtjen se "bota është e minuar".

"Kur reagoj në mënyrën time, unë ndihem më komod, sepse ndihem si se jap kontribut edhe për vendin tim, por edhe si pjesë e njerëzimit që ndjenjën e të qenit mirë nuk e ndaj vetëm me veten", thotë Galica. /Koha Ditore/

Në trend Kultura

Më shumë
Nastradin Hoxha në kujtimet e Nasho Jorgaqit

Nastradin Hoxha në kujtimet e Nasho Jorgaqit

Kulture
O GRUA

O GRUA

Poezi
Izraeli po bie në humnerë

Izraeli po bie në humnerë

Kulture
KOSITËSI

KOSITËSI

Poezi
PËR VETVETEN

PËR VETVETEN

Fjala+
OPORTUNIZMI

OPORTUNIZMI

Poezi
Kalo në kategori