LAJMI I FUNDIT:

Një nga të arrestuarit për tentim sulmin terrorist në koncertet e Taylor Swift është shqiptar?

Një nga të arrestuarit për tentim sulmin terrorist në koncertet e Taylor Swift është shqiptar?
Foto: Taylor Swift/Instagram

Tri koncerte të artistet me famë botërore, Taylor Swift të parapara të mbaheshin më datat 8, 9 dhe 10 gusht 2024 në Vjenë të Austrisë, janë anuluar për shkak të dyshimit mbi planifikimin e një sulmi terrorist.

Siç raportuan mediat austriake dhe më pas u konfirmua edhe nga vet qeveritarët austriakë, dy simpatizues të ISIS-it u vunë nën arrest, pasi kishin planifikuar organizimin e një sulmi terrorist.

“Me konfirmimin nga zyrtarët qeveritarë për një sulm të planifikuar terrorist në Stadiumin Ernst Happel, ne nuk kishim zgjidhje tjetër përpos që të anulonim tri koncertet e planifikuara”, njoftoi përmes Instagramit, Barracuda Music.


Në një operacion të madh policor, një zonë banimi në Ternitz në rrethin Neunkirchen, janë bërë gjithsej dy arrestime të të dyshuarve për terrorizëm islamik. Ata me sa duket po planifikonin sulme ndaj ngjarjeve të mëdha në Vjenë – me “fokus në koncertet e Taylor Swift”, siç njoftuan autoritetet herët në mbrëmje.

E teksa është bërë e ditur se njëri nga të arrestuarit është nga Maqedonia e Veriut, media austriake PULS 24 shkruan se nga burimet e tyre kanë mësuar se ai është shqiptar me origjinë.

Foto: Taylor Swift/Instagram

Siç mësoi PULS 24, i dyshuari në Ternitz thuhet të jetë një i ri 19-vjeçar, familja e të cilit u shpërngul në Ternitz nga Vjena. “Familja, e cila ka nënshtetësi austriake, vjen nga Maqedonia e Veriut dhe ka rrënjë shqiptare”, thonë banorët.

Sipas informacioneve të PULS 24, i dyshuari thuhet se ka punuar në një laborator dhe me sa duket nga aty ka vjedhur kimikate që janë të përshtatshme për prodhimin e eksplozivëve. Kjo mund të ketë qenë arsyeja e evakuimit në shkallë të gjerë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Magazina
Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Magazina
Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Magazina
Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Magazina
Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

Magazina
Kalo në kategori