LAJMI I FUNDIT:

E goditi disa herë me thikë në kokë, qafë e shpatull, një muaj paraburgim për të dyshuarin në Prizren

E goditi disa herë me thikë në kokë, qafë e shpatull, një muaj paraburgim për të dyshuarin në Prizren
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj të pandehurit A.V., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të vrasjes në tentativë.

Gjykata thekson se deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se më 14 nëntor, në orët e mbrëmjes, në Prizren, me dashje tenton të privon nga jeta të dëmtuarin, B.V., në atë mënyrë që, për shkak të një mosmarrëveshje rreth pronës, në momentin që i dëmtuari parkon automjetin para dyerve të shtëpisë, i pandehuri me mjetë të prehtë – thikë, e godet disa herë të dëmtuarin në kokë, qafë, dhe shpatullën e majtë të krahut të pjesë së pasme, duke ia rrezikuar jetën të përshkruara si në Raportin Mjekësore të Qendrës Emergjente të Spitalit.

“Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.


Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh faktin se me lënien në liri i pandehuri mund të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, pasi që pas ngjarjes kritike i pandehuri është fshehur dhe prezenca e tij është siguruar nga ana e Policisë pas 24 orëve në kërkim”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, Gjykata ka vlerësuar se faza hetimore është në fazën fillestare dhe në vazhdim duhet të dëgjohet i dëmtuari, dëshmitarët të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes, dhe të mblidhen edhe prova tjera për të zbardhur ngjarjen e ndodhur.

Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i masës së paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, me qëllim të parandalimit të përsëritjes së veprës penale, apo me qëllim të parandalimit të kryerjes së ndonjë vepre edhe më të rëndë penale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

Lajme
Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Hashim Thaçi arrin në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Lajme
Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Pas banesave dhe parcelave, Prokuroria sekuestron edhe 55 mijë euro në rastin ndaj të pandehurit G.G

Drejtësi
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori