LAJMI I FUNDIT:

Një mision i FMN-së së shpejti në Kosovë

Një mision i FMN-së së shpejti në Kosovë

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar gjatë javës së ardhshme do t`i bëjë edhe një vizitë Kosovës për t`u dhënë institucioneve vendore rekomandimet e tyre dhe vendimin për përfshirjen e Kosovës në programin për kredi të kësaj organizate....

Misioni i FMN-së në vizitën e tij të fundit ka njoftuar autoritetet vendore se shuma e kredisë për të cilën Kosova do të mund të negociojë me këtë organizatë do të jetë 100 milionë euro.

Ky mision ka kërkuar edhe ngrirjen e punësimeve në administratën publike si dhe kontrollimin e subvencioneve për ndërmarrjet publike si dhe për kategoritë sociale.Më herët përfaqësues të Qeverisë së Kosovës kishin bërë të ditur se Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kërkuar që ekzekutivi të zvogëlojë numrin e të punësuarve në administratën publike.